Kolegji: Numërim gjithë votave të kontestuara
TIRANE- Pas shumë orësh konsultime Kolegji Zgjedhor ka pranuar pjesërisht kërkesë- padinë e Partisë Socialiste .
Me vendimin e dhënë pak pas mesnate Kolegji Zgjedhor detyron Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të numërojë të gjitha votat e kontestuara.
KQZ ka hapur vetëm 117 kuti, ndërsa pritet të hapen edhe shumë të tjera të cilat pritet të përcaktojnë edhe fituesin në Tiranë. Ky vendim i Kolegjit do të sjellë hapjen e të gjitha kutive ku ka shënime nga ana e komisionerëve për fletë të kontestuara dhe rezultati i tyre do ti bashkangjitet rezultatit të deritanishëm që ka KQZ.
Në bazë të vendimit, KQZ nuk do të numërojë vetëm votat e vlefshme për kryetar bashkie në Tiranë, por edhe ato për kryetarët e njësive apo këshillat bashkiak.
Rezultatet e marra nga numërimi i të gjitha votave të kontestuara do ti bashkangjiten rezultatit të deritanishëm që ka KQZ.
Kolegji rrëzoi kërkesën e PS-së për rezultatin e 117 kutive të hapura nga KQZ pas datës 14 maj.
Seanca e sotme
Pasi jane degjuar pretendimet e paleve dhe kerkesen e PD-se per rrezimin e kerkese padise se PS-se per pavlefshmerine e vendimit per Tiranen, Kolegji eshte terhequr per te dale me pas me nje vendim.
Gjate mbledhjes se sotme jane degjuar argumentimet e perfaqesusve te PS, ato te perfaqesueses se KQZ dhe me tej edhe perfaqesuesin e PD-se, Ivi Kaso. Pas tyre, trupa gjyqesore ka kerkuar nje pushim 15 minutesh, perpara se te vulose fatin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes.
Ky eshte pushimi i dyte i kerkuar, pas atij prej 20 minutash, qe e mori me heret, fill pas argumentimit te dhene nga PS-ja.
Fjalen e ka marre përfaqësuesja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Dëshira Pasko, e cila ka theksuar se vendimi i marrë nga KQZ-ja për votat në kutitë e gabuara është i drejtë.
Ajo ka hedhur poshte si te pabaza pretendimet e Partisë Socialiste për mospërputhje votash. Paska ka kërkuar nga Kolegji të rrëzojë kërkesën e PS-së në lidhje me këtë çështje.
Mbledhja
Trupa e perbere prej 5 gjyqtaresh u mblodh ne oren 10.00 per te shqyrtuar kerkese padine e bere nga Partia Socialiste, qe kerkon rrezimin e rezultatit prej 81 votash me shume per Lulzim Bashen dhe shpalljen e Edi Rames, fitues me 10 vota, si doli pas mbylljes se numerimit.
Ne nisje te mbledhjes perfaqesuesi i PS-se, Damian Gjiknuri argumentoi kerkese padine e socialisteve, qe kerkon shpalljen te pavlefshem te vendimit nr 37 date 16.05.2011 te KQZ-se, kur vendosi te mos miratoje tabelen permbledhese te rezultatit per zgjedhjen e kryetarit te Bashkise, Tirane, pas numerimit te votave ne KZAZ 49.
Ai sqaroi se PS kerkon pavlefshmerine e vendimeve nr 710 dhe 711, date 23.05.2011 te KQZ, permes te cilave u shpall rezultati final per Tiranen, pas numerimit te votave te hedhura ne kutine e gabuar.
Sipas tij, keto vendime jane marre ne kundershtim me ligjin, pasi rezultati i shpallur prej tyre ka ndryshuar te gjitha tabelat e KZAZ te depozituara ne KQZ. Socialistet sjellin ne vemendje dhe faktin e mosrakordimit te fleteve te votimit me numrin e votuesve.
Relatore e çështjes është Dhurata Haveri. Anëtarë janë Sashenka Jonuzi, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja. Më 3 qershor, Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen mbi ankesën tjetër të paraqitur nga PS-ja për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 23 maj, që nxjerr kandidatin demokrat Lulzim Basha fitues të garës për Bashkinë e Tiranës, me 81 vota më shumë se kandidati socialist, Edi Rama.