E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksat e larta lokale frenojne zhvillimin e turizmit

Bizneset e shërbimit hoteleri e turizëm janë ndër bizneset që kanë pësuar rritjen më të madhe të taksave lokale. Kjo rritje i ka penguar këto biznese të zhvillohen më tej, por në të njëjtën kohë të gjenerojë vende të reja pune. Kështu, taksa e gjelbër është një nga taksat që ka kulmuar në tre vitet e fundit, me një rritje prej më tepër se tre here. Sipas të dhënave të Shoqatës Shqiptare të Turizmit, taksave e gjelbërimit të bashkisë në tre vitet e fundit ka lëvizur nga 24 mijë që ishte për vitin 2008, në 48 mijë në vitin 2009 deri në 72 mijë lekë në vitin 2010. Kjo dinamikë shënon një rritje prej rreth 300 për qind.

Megjithatë, për bizneset e turizmit, problematikë e hershme, mbetet taksa e fjetjes, prej 5 për qind, e cila është një taksë që e rëndon shumë këtë aktivitete. Në vendet e rajonit kjo taksë është simbolike. Në serinë e taksave për hotelet apo njësitë e turizmit rëndon edhe taksa e tabelave. Kjo taksë ka ardhur duke u shumëfishuar dhe aktualisht një pronar I duhet të paguaj për tabelën 45 mijë lekë për metër katrorë.

Një taksë e tillë bëhet barrierë veçanërisht për bizneset e vogla, të cilat nuk ndodhen të ekspozuara dhe kanë nevojën e reklamimit.
Duket se lista e taksave që një biznes i duhet t’i paguajë periodikisht Bashkisë është pa fund dhe sikur të mos mbaronte këtu, kjo peshë fiskale sa ka ardhur dhe është rënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›