Rëndohet gjendja e invalidëve në grevë urie
TIRANË- Kanë kaluar tashmë 24 orë nga momenti kur 21 para dhe tetraplegjikë kanë hyrë në grevë urie. Ata hynë në grevë urie pas protestave të shumta para institucioneve shtetërore, si para Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Socialie, por edhe para Kryeministrisë. Duke parë se kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga këto institucione, pikerisht shoqata e Para-tetraplegjikëbve mori vendimin për të hyrë në grevë urie.
Ndërkohë, kur kanë kaluar vetëm 24 orë është larguar personi i parë nga greva me dhimbje të forta zemra.
“Të vijë këtu kryeministrit, është burrë shteti le të vijë këtu, mos të rrijë në zyrë”,- shprehet i irrituar njëri prej grevistëve.
Ndërsa një tjetër shprehet se, “Jemi në gevë urie por nuk kemi në dispozicion një ambulancë, kemi komunikuar me ministrin e Shëndetësisë, nuk na bën të mundur non stop ambulancën, por të paktën njëherë në dy orë ose tre orë ambulanca do jetë pranë shoqatës”.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rëndohet gjendja e invalidëve në grevë urie