E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor i jep te drejte PS-se mbi permbajtjen e Fletes se Votimit

Kolegji Zgjedhor i ka dhënë të drejtë Partisë Socialiste, e cila kishte ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi përmbajtjen e Fletës së Votimit për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Trupa gjykuese vendosi që në Fletën e Votimit, në renditjen e togfjalëshave të koalicioneve, “Aleanca për të Ardhmen” të jetë e para, e më pas të vendoset “Aleanca për Qytetarin”.

Në këtë mënyrë, në Fletën e Votimit për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, në fillim do të vendosen gërmat nistore të koalicionit opozitar “AA” e më pas ajo e mazhorancës “AQ”.

Pas këtij vendimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i detyruar të ndryshojë përmbajtjen e Fletës së Votimit për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit.

Komisionerët tashmë janë të detyruar të mblidhen përsëri për të marrë një vendim të dytë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›