Topi 8 Maji ta mbylle kapitullin e kontestimit te zgjedhjeve
Presidenti i Republikës apeloi nga Vlora për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke uruar që 8 maji të jetë dita kur kapitulli i kontestimeve të zgjedhjeve të mbyllet, pasi siç theksoi zoti Topi para të rinjve të universitetit “Ismail Qemali”, Shqipëria e vitit 2011 i ka të gjitha potencialet të zhvillojë zgjedhje të sipas standardeve.
Kreu i shtetit ka bërë thirrje për shmangie incidentesh, për prezantim platformash për qytetarin dhe ka përshëndetur çdo politika të angazhuar në këtë drejtim, por edhe në mospërdormin e administratës në fushatë.
“Zgjedhjet padyshim janë një test, një test me rëndësi, por pas tyre, vendi ka nevojë për një etapë të re bashkëpunimi ndërpartiak dhe ndërinstitucional për të fituar kohën e humbur apo vonesat e krijuara në axhendën e reformave integruese, të cilat janë në interes direkt të qytetarëve dhe njëherësh kriter politik për vendin tonë.
Unë jam optimist, sepse e njoh shumë mirë energjinë pozitive që kemi, njoh kurajon dhe aftësinë krijuese qytetare, njoh aspiratat tona për një Shqipëri moderne dhe thellësisht demokratike, siç njoh maturinë e shumicës absolute të qytetarëve, partive politike apo politikanëve aktivë, për të mos lejuar për asnjë arsye apo axhendë paralele që 8 maji të mos jetë një shans i fituar.
Unë padyshim jam optimist që 8 Maji do të jetë një shans që ne do ta fitojmë të gjithë së bashku”, tha ai.
Gjatë këtyre 20 viteve në Shqipëri janë zhvilluar 7 procese zgjedhore parlamentare, 5 lokale dhe 3 referendume.
“Në total, 15 procese zgjedhore në 20 vjet, - do të theksonte presidenti i Republikës, - janë një numër i mjaftueshëm për të krijuar një traditë demokratike zgjedhore, kur së bashku me ambasadorët shprehën shpresën që në mënyrë përfundimtare kjo të arrihet vetëm pas pak javësh, më 8 maj në garën për drejtuesit e rinj të njësive vendore.