E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor miraton kerkesen e PS-se per fleten e votimit

Kolegji Zgjedhor miratoi kerkesen e Partise Socialiste per ndryshimin e fletes se votimit. Socialistet kerkuan qe te vendosjen emrat e partive dhe jo vetem inicialet e koalicionit. Ne kete menyre PS ka kerkuar qe te veprohet ashtu sic eshte vepruar me koalicionin e Partise Demokratike.

Kjo i hap rruge ankimimeve te tjera nga ana e Partise Socialiste per nje sere vendimesh te tjera qe jane marre nga anetaret e KQZ vetem me kater vota.

Sipas perfaqesuesit te selise roze Eridian Salianji vendimi i KQZ-se per miratimin e modelit te fletes se votimit eshte marre ne kundershtim me dispozitat qe percakton Kodi pasi eshte marre vetem me votat e kater anetareve nderkohe qe ne Kod thuhet qarte se vendimet per fleten e votimit duhet te merren me pese vota. Ndersa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nepermjet perfaqesueses se saj Ana Tenollari kerkoi shtyrjen e shqyrtimit te kerkeses per te pasur kohen e mjaftueshme per ta analizuar. Grupi gjykues kishte vendosur qe kerkesa qe shqyrtohej sot.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›