E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fleta e votimit, Kolegji miraton kërkesën e PS

TIRANË- Kolegji Zgjedhor miraton kërkesën e Partisë Socialiste për të ndryshuar fletën e votimit të zgjedhjeve të 8 majit. Në mbledhjen e sotme, një ditë pas rrëzimit të kërkesës së demokratëve për ndryshimin e fletës së votimit për kandidatët e Këshillit Bashkiak, Kolegji Zgjedhor sot i ka dhënë të drejtë, PS-së.

Partia Socialiste depozitoi ankimim, ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për heqjen e siglës së PS në krah të emrit të kandidatit në garë për Tiranën, Edi Rama.

Sipas vendimit, KQZ miratoi modelin e fletës së votimit sipas të cilës në krah të emrit të kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë, Edi Rama, të mos vendosen inicialet e Partisë Socialiste, por vetëm incialet e koalicionit që ai përfaqëson.

Vendimi: Rama pa siglen e PS

Fleta e kontestuar nga PS, ishte e tille qe; pranë emrit të kandidatit socialist do të shkruhet vetëm emri i koalicionit Aleanca për të ardhmen dhe shkronja nistore e saj AA. Ndërsa pranë emrit të kandidatit demokrat Lulzim Basha është shkruar emri i koalicionit Aleanca për Qytetarin dhe pranë tij sigla e të gjitha partive që janë në koalicion me Partinë Demokratike.

Ne ate mbledhje, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj, e kundërshtoi modelin e fletës së propozuar nga administrata e KQZ-së, duke e quajtur atë të paligjshme. Modeli që paraqitët dje kishte emrin e koalicionit, poshtë ishin të gjithë emrat e partive përbërëse të koalicionit dhe në krah emrat nistorë. Poshtë ishte e njëjta gjë për Aleancën për Qytetarin. Çdo devijim jashtë këtij përcaktimi e bën vendimmarrjen tuaj jokorrekte dhe të paligjshme, tha Gjonçaj në mbledhje.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, e mbështeti variantin e KQZ-së, duke u shprehur se modeli i fletës së votimit është ndërtuar mbi marrëveshjet që kanë depozituar pranë këtij institucioni PD dhe PS. Koalicioni ku bën pjesë PD-ja, të depozituar në KQZ dhe më pas me vendimin që ka marrë Komisioni për regjistrimin e koalicionit, ka dy elemente të rëndësishme: emri Aleanca për Qytetarin dhe shkronjat nistore janë PD, LSI Në marrëveshjen tuaj thuhet se emri i koalicionit është Aleanca për të ardhmen dhe shkronjat nistore të koalicionit janë AA, tha Kosovrasti.

Pas vendimit, përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj, u shpreh se çështja do të dërgohet në Kolegjin Zgjedhor. Nëse është e mundur, ky vendim të zbardhet në një kohë të shpejtë nga ana juaj, në mënyrë që ne të ushtrojmë të drejtën e ankimit pranë Kolegjit Zgjedhor, përfshirë edhe arsyetimin e vendimmarrjes me katër vota të këtij akti normativ, u shpreh Gjonçaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›