E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton tregtia per shitjen e pistoletes 6 persona ne pranga

shte bere shkak plagosja padashje qe policia e Korces te zbuloi te gjithe ngjarjen ku kane mbetur te arrestuar gjashte persona. Ngjarja ka ndodhur gjate nje pazari per shit-blerjen e nje pistolete ku gjate diskutimeve mbi funksionimin e pistoletes ka mbetur i plagosur nje person. Policia ka shpjeguar rrethanat e kesaj ngjatje ku ben te ditur se diten e djeshme Roland Tako dhe Elton Adili kane dashur ti shisnin Gentian Kocolit nje pistolete te markes vzor.

Ne momentin qe Elton Adili ndodhej ne banesen e Roland Takos per te provuar nese arma funksiononte apo jo eshte bere e mundur shkrepja e saj duke shkaktuar plagosjen ne kembe Roland Takon. Gjate marrjes ne pyetje nga policia personat e perfshire ne kete ngjarje jane perpjekur te fshehin te verteten por nga veprimet operative dhe proceduriale te kryera nga ana e policise eshte bere i mundur zbulimi i kesaj ngjarjeje.

Pas kesaj policia ka arrestuar Elton Adili 30 vjec me akuzen per plagosje e lehte nga pakujdesia dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe Roland Tako 37 vjec me akuzen deklarim te rreme para oficerit te policise gjyqesore veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.
Mbi kete do te rendoje edhe akuza e vjedhjes pasi gjate kontrollit te ushtruar ne shtepine e tij i eshte gjetur nje kapak pesete e vjedhur ne rrugen Irakli Terova.

Njekohesisht jane arrestuar per moskallezimit te krimit kater shoke te tyre te perfshire ne kete ngjarje te cilet kane fshehur krimin.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›