E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji Zgjedhor rinumeroi votat e 15 kutive te qarkut te Kukesit nuk ndryshon rezultati

Kolegji Zgjedhor rinumeroi votat ne 15 kutite e ankimuara per qarkun e Kukesit. LSI pretendonte se se ne kete qark i jane vjedhur votat. Por nga rinumerimi në ambientet e Gjykatës së Apelit ka patur nje thellim te metejshem te rezultatit ne favor te Partise Demokratike. Ne kete menyre 4 mandatet e Kukesit ndahen: 3 per PD dhe 1 per PS. Sipas rezultatit te meparshem koalicioni I djathte e kishte marre mandatin e trete me 15 vota me shume ndersa pas rinumerimit ka 24 vota me shume.
Ne perfundim te rinumerimit LSi kerkoi qe rezultati i dy kutive te votimit te mos merrej parasysh ne rezultatin perfundimtar. Perfaqësuesja e KQZ tha se rinumerimi hodhi poshte pretendimet per shkelje ndersa perfaqësuesi i PD kundershtoi kerkesat e LSI.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›