E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji Zgjedhor rrezoi kerkese-padine e PD-se per zgjedhjet ne Shale

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesë-padinë e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Komunën Shalë, të Qarkut të Shkodrës.

Forca më e madhe politike e mazhorancës qeverisëse, i kërkoi Kolegjit të shpallë të pavlefshme rezultatin në këtë Komunë, me pretendimin se gjatë gjithë procesit ishin verifikuar shkelje të ligjit.

Por, në vendimin e bërë publik, thuhet se trupa gjykuese ka gjetur si të pabazuar në ligj kërkesën e depozituar nga demokratët. Kolegji Zgjedhor, pas verifikimit të gjitha pretendimeve të shprehura nga palët, shprehet se nuk sheh arsye për të shpallur si të pavlefshme zgjedhjet në Komunën Shalë.

Pas vendimit të Kolegjit, kandidati i Partisë Socialiste Balë Vuksani, shpallet zyrtarisht fitues i garës elektorale dhe kryekomunari i Shalës.

Ky vendim i jep fund zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe i jep mundësi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallë rezultatet përfundimtare të përballjes elektorale të 8 Majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›