E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Uidhersi bëri politikë personale, Shkëlzeni kërkoi të padiste Wikileaks

Gjatë një interviste në emisionin Opinion në TV Klan, kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish- ambasadorin amerikan, Xhon Uidhers, duke thënë se ai ka bërë politikë personale. Në fakt, edhe në qëndrimin e tij të parë për dokumentet e publikuara, Berisha u përpoq të bëjë një diferencë mes Uidhers e Arvizu, duke thënë se ky i fundit nuk mban krah politik. Ky zotëri [Uidhersi pra], nëse merren kabllot para rënies së tij në hetim me kabllot pas rënies së tij në hetim [në Kongresin Amerikan], ato dallojnë si nata me ditën. Ai mendoi se e paditi qeveria jonë për çështjen e Patrik Henrit apo Diverolit. Ne nuk e kishim paditur, tha Berisha.

Ai zbuloi edhe një fakt tjetër, se i biri kishte vendosur të padiste Wikileaks, edhe pse në fakt ai është një dokument i ambasadës, që është pranuar si i vërtetë nga vetë SHBA. Por duket se reagimi i Luan Hoxhës është mirëpritur nga Berisha.

Djali im thotë se kurrë ndonjëherë nuk kam pasur një bisedë telefonike dhe nuk i kam telefonuar kurrë Luan Hoxhës dhe asnjë ushtaraku tjetër. Donte ti drejtohej drejtësisë, i thashë që më Wikileaks nuk do të bëhet asnjë hap. Sot z.Hoxha bëri deklaratën se unë nuk i kam thënë kurrë z. Ambasador…

E mohoi Luan Hoxha. Unë i kërkova tim biri që të mos shkonte në drejtësi. Jo, i thashë unë. Me Wikileaks, jo. Sepse të bësh gjyqe për Wikileaksin, për Asanzhin, është një gjë qesharake. Ky është qëndrim im. Kurrkund në botë, përveçse në Shqipëri, kreu i opozitës u anëtarësua në partinë e Wikileaksit, tha Berisha.

Kryeministri ka kundërshtuar në mënyrë të prerë zërat për zgjedhjen e tij në postin e presidentit, duke pranuar në fakt se nuk ka çfarë i duhet se atë e zgjedh me shumicë të thjeshtë partia e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›