Aleanca Kuq e Zi: Të zbardhen bisedat e Haxhinastos me diplomatin grek
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot në lidhje me takimin mes ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto me diplomatin grek, Ioannis Zepos.
Në një deklaratë për shtyp përfaqësuesit e Aleancës kanë kërkuar nga qeveria që të bëjë transparente bisedimet me diplomacinë greke ndërsa janë shprehur kundër takimeve me dyer të mbyllura të ministrave.
Sipas tyre, Greqia nuk mund të kushtëzojë Shqipërinë për integrimin evropian, ndërsa theksojnë se ministri grek Lambrinidis injoroi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Qeveria të mos bëjë kompromis me çështjen shqiptare”, thonë përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi në reagimin e tyre.
Mësohet se gjatë takimit të Haxhinastos me sekretarin grek është diskutuar veçanërisht për regjistrimin e popullsisë, por Ministria e Jashtme e ka mohuar këtë gjë.