E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Çdo investim për zhvillimin e arsimit dhe nxitjen e lirisë akademike

13-06-2011 / Gazeta 55

Kreu i qeverisë inauguron në Qytetin Studenti godinën e re "Liria" te ambientet e ish Kinoklubit, të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale


Shefi i ekzekutivit Sali Berisha inauguroi sot në Qytetin Studenti përfundimin e punimeve në godinën e ish Kinoklubit, e cila falë investimit të Qeverisë, nga një ndërtesë e armotizuar, u shndërrua në një godinë moderne në interes të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Drejtësisë. Berisha ka garantuar angazhimin total të qeverisë për arsimin dhe zhvillimin e tij ndërsa ka kërkuar nga pedagogët dhe studentët nxitje të lirisë akademike. Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Berisha ka deklaruar se ky Fakultet me ndërtesën e re mbart edhe një simbolikë të veçantë, pasi 20 vjet më parë në Qytetin Studenti do niste lëvizja për liri dhe demokraci. Në përkujtim të lëvizjeve të para për liri dhe demokraci, ndërtesa e ish Kinokludit do të mbajë emrin "Liria".


“Vend më të merituar për ata që 20 vjet më parë u përballën me regjimin më të egër diktatorial,  nuk mund të gjendej”- u shpreh Berisha. Ai i bëri thirrje trupës akademike të punojë me përkushtim në garën e dijes dhe shkollimit.


“Ju ftoj të bëni gjithçka për të qëndruar në krye, të ecni me dinjitet në këtë garë, gara e dijes është dhe mbetet vendimtare për fatin e këtij vendi për të kapur nivelin e vendeve të zhvilluara. Kam besim se ata që Shqipërinë në këto 20 vite e nxorrën nga honet e historisë, ata kanë besimin dhe energjinë për ta renditur atë në grupin e vendeve të zhvilluara”- tha kryeministri.


Sipas tij, historia është e shkuara, që shërben për të parë kthjelltë drejt së ardhmes, por s’ka Më tej, Berisha theksoi se gara e dijes është thelbësore për të plotësuar ëndrrën e dytë të madhe për shqiptarët “Shqipëria vend i zhvilluar”. “Cilësia e dijeve, e kualifikimeve, e diplomave mbetet të rëndësishme për ëndrrën tonë dhe sigurisht për të arritur cilësinë kërkohenn kushte, mjedise moderne, biblioteka moderne por ne do të bjëmë gjithçka që universitetet t’i kenë. Vendimtare në cilësi është edhe liria akademike, lira e kërkimit shkencor e cila është përcaktuese për cilësinë e universiteteve tona”- deklaroi më tej, kreu i qeverisë Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›