Tiranë, vrasje me armë zjarri në ish-Bllok 1 i vrarë, 2 plagosen
TIRANË-Një person është vrarë kurse 2 të tjerë janë plagosur në orët e vona të mbrëmjes së të Hënës pranë qendrës së Tiranës pasi nje person ka qelluar me arme ne drejtim te 3 personave te ulur ne nje lokal.
Policia e Tiranës konfirmon se në një lokal të zonës së ish-Bllokut eshte vrare me pistolete një person i identifikuar si shtetasi Nadien Zeneli 32 vjec nga Dibra. Mësohet se 2 persona të tjerë që ishin me Zenelin, shtetasit Taf Mandri 23 vjec dhe Bledar Miha janë plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarë pohuan për Policinë se personi që u vra sot dhe 2 shtetasit që mbetën të plagosur kanë qënë duke pirë në lokal, kur një 20 vjecar, 1 m e 80 i gjatë me pantallona të zeza dhe bluzë të bardhë ka qëlluar në drejtim të tyre me armë tip, pistoletë. Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se të autori më pas është larguar me nje automjet, targa e të cilit është identifikuar nga policia. Efektivët blu kanë ngritur postblloqe në të dalë e hyrje të Tiranës, Durrësit e Kavajës.
Shkëmbimi me armë zjarri ka shkaktuar panik në zonën që njihet për popullimin në orët e mbrëmjes. Policia ka sekuestruar dhe armën tip pistoletë, ndërsa është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)