Fituesit e minibashkive tre gjashte dhe shtate

TIRAN- Dita e dyte e numerimit te votave per minibashkite ka sjelle shpalljen e tre kryetareve te rinj perkatesisht ne njesite 2 6 dhe 7. Keshtu ne baze te te dhenave te KQZ-se ne njesine dy ka fituar Elez Gjoza i LSI-se ne njesine gjashte ka fituar Krenar Cenollari i PS dhe ne njesine shtate ka fituar kandidati socialist Erion Koka.
Ndryshe nga rezultatet per kryetar bashkie ku diferenca ne shumicen e njesive kandidatet ndaheshin me nje rezultat te ngushte per kreun e minibashkise ka ndodhur e kunderta. Per fituesit e njesive bashkiake ka pasur nje diference prej nje mije votash ndaj humbesit.
Njesia 1
Ne kete njesi vendore ka perfunduar prej dy ditesh numerimi i te gjitha fleteve te votimit per kryetarin dhe keshilltarin e minibashkise. Pas numerimit te rreth 19 mije votave kandidatja e koalicionit Aleanca per te Ardhmen e propozuar nga Partia Socialiste Lindita Nikolla ka fituar betejen kundrejt kandidatit te Partise Demokratike Agron Seseri. Fitorja tjeter per kandidaten e socialiste ka ardhur pas nje diference prej 1210 votash me rivalin e saj. Konkretisht Nikolla ka marre 9985 kundrejt rivalit Seseri me 8775.
Njesia 2
Pas numerimit te kutive te fundit kandidati i propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim per te garuar nen siglen e Aleances per Qytetarin Elez Gjoza ka fituar betejen elektorale perballe kandidatit te Parise Socialiste per koalicionin Aleanca per te Ardhmen Artemon Cukalla. Fituesi i kesaj njesie ka krijuar nje diference prej 1163 votash ndaj rivalit tjeter. Kandidati i mazhorances ka arritur te marre 16340 vota ndersa ai i opozites ka marre 15177. Deri mbremjen e djeshme nuk jane raportuar probleme apo incidente gjate procedures se numerimit te votave.
Njesia 3
Ndryshe nga nje dite me pare kur kandidati i Partise Socialiste Enver Sulollari udhehiqte garen me 150 vota perpara rivali i tij i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Kokona ka permbysur rezultatin per kreun e Njesise Bashkiake numer 3. Kur kane mbetur edhe 8 kuti per tu numeruar kandidati i Aleances per Qytetarin eshte 561 vota perpara kandidatit te Aleances per te Ardhmen. Nese kjo gare do te perfundoje ne keto ritme atehere garuesi nen siglen e koalicionit te mazhorances do te fitoje mandatin e tij te trete radhazi per kete njesi vendore.
Njesia 4
Kur ka mbetur vetem nje kuti pa u numeruar nga 43 gjithsej kandidati i Partise Demokratike Hysen Xhura eshte shume prane fitores se betejes se zgjedhjeve elektorale te 8 majit. Nga 42 kuti te numeruara ai ka mundur te marre 11508 vota kundrejt rivalit te tij te Partise Socialiste Vahid Kalaja. Ky i fundit i cili garon nen siglen e koalicionit Aleanca per te Ardhmen ka marre 9715 vota. Dy kundershtaret ndahen midis tyre me 1793 vota. Diten e sotme pritet dhe permbyllja e numerimit per kete Komision te Zones se Administrimit Zgjedhor.
Njesia 5
Ndersa pritej fillimi i procesit te numerimit te votave per Njesine Bashkiake numer 5 ne KZAZ-ne 49 kjo gje nuk ka ndodhur. Shkak per kete eshte bere pezullimi i procesit pasi anetaret e Partise Demokratike te Komisionit Zonal te Administrimit Zgjedhor nuk kane pranuar te firmosin tabelen e rezultateve per votat e numeruar per kandidatet per kryetar bashkie. Diten e sotme pritet dhe fillimi i procesit te numerimit pas vonesave qe u shkaktuan nga anetaret demokrat te cilet kane shumicen ne kete njesi vendore. Per kete njesi vendore jane per tu numeruar 65 kuti votimi.
Njesia 6
Kandidati i Partise Socialiste Krenar Cenollari ka mundur kryetaren aktuale te Njesise Bashkiake numer 6 Luzhiana Abazaj e cila garon ne kete gare si perfaqesuese i Levizjes Socialiste per Integrim. Garuesi ne emer te Aleances per te Ardhmen ka qene ne avantazh prej fillimit te gares deri ne fund. Ne kutite fundit rezultatit ka ardhur duke u ngushtuar. Megjithate kandidati socialist fitoi kete njesi bashkiake me 358 vota me shume se rivalja e tij. Cenollari ka marre 11419 vota ndersa Abazaj ka marre 11061 te tilla.
Njesia 7
Pas perfundimit te numerimit te 51 kutive kandidati i Partise Socialiste ka rezultuar fitues me 401 vota diference kundrejt kandidatit te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet. Erion Koka ka arritur te marre 13607 vota kundrejt rivalit te tij Krenar Alimehmeti i cili numeron 13206 vota. Asnje prej garuesve nuk ushtronte me pare funksionin e drejtuesit te qeverisjes vendore. Ne kete njesi jane verejtur kandidat te shumte demokrate te cilet kerkonin shpalljen e vlefshme te fleteve qe ishin vendosur gabimisht ne kutine per kryetarin e Bashkise se Tiranes.
Njesia 8
Ne kete njesi vendore kane mbetur per tu numeruar 17 kuti nga 30 gjithsej. Dy dite pas procedurave te numerimit kryetari aktual i kesaj njesie bashkiake Arben Tafaj udheheq garen kundrejt rivalit te tij Sadi Vorpsi. Kandidati i Partise Republikane i cili garon nen siglen e koalicionit Aleanca per Qytetarin ka marre deri mbremjen e djeshme 4770 vota ndersa ai i Partise Socialiste qe garon per Aleancen e te Ardhmes ka marre 3102 vota. Diferenca midis dy kandidateve eshte 1492 vota.
Njesia 9
Per 11 kuti te numeruar kryetari aktual i Njesise Bashkiake numer 9 Armond Halebi ka marre me shume vota se rivali i tij Indrit Fortuzi. Kandidati i Partise Socialiste pas numerimit te 25 te kutive ka 3198 vota ndersa kandidati i Partise Demokratike ka marre 3047 vota. Diferenca midis kandidateve eshte 151 vota nje rezultat i ngushte ky ne krahasim me te dhenat e nje dite me pare. Megjithate pritet qe deri ne mbremjen e sotme te kemi nje rezultat perfundimtar per kete beteje elektorale.
Njesia 10
Kandidati i Partise Demokratike Blendi Fuga ka fituar kundrejt kandidates se Partise Socialiste Enada Alikaj me nje diference prej 1688 votash. Ne betejen elektorale te 8 majit garuesi nen siglen e koalicionit Aleanca per Qytetarin ka marre 6748 vota ndersa kandidatja e koalicionit Aleanca per te Ardhmen ka marre 5060 te tilla. Rezultati i Njesise Bashkiake numer 10 eshte shpallur prej dy ditesh dhe nuk ka pasur te regjistruar kontestime apo animime per procesin.
Njesia 11
Kryetari aktual i minibashkise numer 11 Haki Mustafa qe garon per Partine Demokratike eshte prane mandatit te katert. Ne kete njesi vendore kandidati i Aleances per Qytetarin ka marre 10315 vota ndersa rivali i tij i Partise Socialiste Naim Asllani qe garon nen siglen e koalicionit Aleanca per te Ardhmen ka marre 8588. Kur kane mbetur dhe 12 kuti pa u numeruar kandidati demokrat eshte 1701 vota perpara kandidatit socialist. Diten e sotme pritet dhe mbyllja e procesit te numerimit ne kete KZAZ.
Rezultatet e njesive bashkiake
Njesia 1 E mbyllur
Lindita Nikolla PS 9985
Agron Seseri PD 8775
Fiton kandidatja e PS-se me 1210 vota diference.
Njesia 2 E mbyllur
Artemon Cukalla PS 15177
Elez Gjoza LSI 16340
Fiton kandidati i LSI-se me 1163 vota diference.
Njesia 3 24/32 kuti
Enver Sulollari PS 6602
Ilir Kokona PD 7163
Edhe 8 kuti pa numeruar Kokona eshte 561 vota perpara.
Njesia 4 42/43 kuti
Vahid Kalaja PS 9715
Hysen Xhura PD 11508
Edhe 1 kuti pa numeruar Xhura eshte 1793 vota perpara.
Njesia 5 0/65 kuti
Jeta Seitaj PS ---
Erisa Xhixho LSI ----
Procesi i numerimit nuk ka filluar per minibashkine.
Njesia 6 E mbyllur
Krenar Cenollari PS 11419
Luzhiana Abazaj LSI 11061
Fiton kandidati i PS-se me 358 vota diference.
Njesia 7 E mbyllur
Erion Koka PS 13607
Krenar Alimehmeti PDIU 13206
Fiton kandidati i PS-se me 401 vota diference.
Njesia 8 15/30 kuti
Sadi Vorpsi PS 3102
Arben Tafaj PR 4770
Edhe 15 kuti pa numeruar Tafaj eshte 1492 vota perpara.
Njesia 9 11/41 kuti
Armond Halebi PS 3198
Indrit Fortuzi PD 3047
Edhe 30 kuti pa numeruar Halebi eshte 151 vota perpara.
Njesia 10 E mbyllur
Enada Alikaj PS 5060
Blend Fuga PD 6748
Fiton kandidati i Partise Demokratike me 1688 vota diference.
Njesia 11 43/55 kuti
Naim Asllani PS 8588
Haki Mustafa PD 10315
Edhe 11 kuti pa numeruar Mustafa eshte 1701 vota perpara.