E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinumërohen 13 kuti të Qarkut Kukës, kontestohen 2 QV. Kolegji tërhiqet për vendim

TIRANË- Rinumërimi i votave të 15 kutive të qarkut Kukës nisi mesditën e së shtunës në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku funksionon Kolegji Zgjedhor. 

Kolegji ngriti 4 grupe rinumërimi, ndërkohë të pranishëm në procesin e numrit të votave janë dhe kandidatët e dy subjekteve politike të interesuara, Apostol Goxhi (LSI ) Alban Zenelaj (PD) dhe përfaqësuesit e KQZ.

Trupa e Kolegjit vendosi të premten për rinumërimin e 15 kutive të këtij qarku, pas shqyrtimit të ankimimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

LSI pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ndërsa asaj i duhet vetëm 15 vota për të marrë një mandat në këtë qark. Nga ana tjetër LSI pretendon se ka 155 vota më shumë në Qarkun e Kukësit. Fillimisht u fol për një ndarje mandatesh dy me dy mes koalicionit të djathtë dhe atij të majtë. KQZ më pas korrigjoi tabelat dhe e ndryshoi rezultatit 3 me 1 në favor të Partisë Demokratike. 

KONTESTOHEN DY KUTI, KOLEGJI TËRHIQET PER VENDIM
Kolegji Zgjedhor përfundoi në mesditë rinumërimin për 13 nga 15 kuti në total për Qarkun e Kukësit.

Nga rinumërimi rezultoi se nuk kishte ndonjë lëvizje për ndryshim mandati, diferencat ishin të vogla (plus minus 1 votë). LSI vuri në lëvizje Kolegjin Zgjedhor duke pretenduar se në Kukës kishte marrë një mandat, por për shkak të rinumërimit të gabuar, nuk janë pasqyruar këto rezultate çka i ka hequr mandatin e deputeti. Kutia 0441 dhe 0464 janë kontestuar për shkak se ka probleme në kodet e mbylljes së saj.

Nga rezultatet e mëparshme
QV 0441
PD ka siguruar 193 vota
LSI 23 vota

QV 0446
PD 265 vota
LSI 31 vota

Ajo cka i duhet të bëjë Kolegjit është vendimi se duhet të marrë 5-shja gjykuese nëse ka pasur ndërhyrje në to apo janë të rregullta. Tashmë me rinisjen e mbledhjes do ketë vetëm dy grupe rinumërimi nga katër.

TABELA E RINUMËRIMIT 

QV 0442 ( nuk ka ndryshim)
LSI mbetet 33 vota
PD mbetet 332 vota

QV 0443( nuk ka ndryshime)
LSI mbetet 30 vota
PD mbetet 230 vota

QV 0444
LSI kishte 18 vota ( nuk ndryshon)
PD shkon – 1 votë, kishte 212 vota- tani ka 211 vota

QV 0445 
LSI kishte 28 vota - mbetet me 28 vota
PD fiton 1 votë/kishte 332 vota- shkon në 333 vota 

QV 0454
PD humbet një votë/ kishte 107- shkon 106 vota
LSI 40 vota (nuk ndryshon)

QV 0447 (nuk ka ndryshim rezutlati)
PD 180 vota
LSI 21 vota 

QV 0462
PD 177
LSI humbet një vote/kishte 8 vota shkon në 7 vota

QV 0473 (nuk ka ndryshim)
PD 138 vota
LSI 19 vota 

QV 0441 dhe 0464
Kontestohen kutitë për mospërputhje me kodin

Në kutitë 0441 dhe 0464 nuk përputhet kodi i hapjes së kutisë

QV 0518 (nuk ndryshon rezultati)
PD 219 vota
LSI 4 vota 

QV 0504 (nuk ndryshon rezultati)
PD 129 vota
LSI 18 vota 

QV 0465 (nuk ndryshon rezultati)

PD 177 vota
LSI 6 vota 

vijon.....

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›