Itali- Shqiptari tenton të djegë veten nga papunësia, në gjendje kritike
Itali- Një 50-vjeçar shqiptar me banimnë shtetin italian ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi tentoi një ditë më parë të vetëvritej duke i vënë flakën vetes.
Hysni Daci është shtruar në spitalin e Cesenës dhe rezulton me djegie të rënda në 90% të trupit të tij.
Ditën e premte, Daci i kishte telefonuar bashkëshortes së tij dhe i kishte thënë se kishte vendosur t’i jepte fund jetës. Më pas ai i vuri flakën vetes me benzinë në një fushë në afërsi të Pesaros.
I menjëhershëm ka qenë edhe ndihma e personelit mjekësor pas dërgimit të tij në spital me ndihmën e një helikopteri por edhe sot gjendja e tij paraqitet mjaft e rëndë. Mësohet se 50-vjeçari, baba i tre fëmijëve jetonte prej vitesh në Saltara, rreth 60 km larg qytetit të Ancona.
Daci mesa duket kishte kaluar në gjendje depresive për shkak se kishte më shumëse një vit që ishte i papunë dhe duket se një shtysë mjaft e fortë ka qenë edhe largimi nga puna edhe i së shoqes javët e fundit.
Të dhënat e para flsain edhe për një tjetër tentativë të 50-vjeçarit dimrin e kaluar, në pamundësi psikologjike për të përballuar papunësinë.