E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa prape ndaj Bashkise se Tiranes shume dhe te paperballueshme

Do të vazhdojmë të flasim sërish sot për taksat që bizneset dhe qytetarët i paguajnë bashkisë së Tiranës.

Janë shumë dhe për më tepër në masa të papërballueshme për shumicën e banorëve.

Por ajo që është më flagrante është se bashkia nuk u kthen qytetarëve shërbimet e kërkuara në këmbim të këtyre pagesave.

Ligjet ekonomike përcaktojnë që duhet të paguash nëse kërkon të përfitosh një të mirë apo shërbim.

Por të paguash e mos të marrjesh atë që të takon, kjo ndodh vetëm me banorët e bizneset e kryeqytetit të cilët paguajnë çdo vit e më shtrenjtë detyrimet ndaj pushtetit vendor, për të përfituar apo për mos të përfituar fare, disa gjysma shërbime.

Taksa e pastrimit, e cila ka pësuar një rritje të konsiderueshme vitet e fundit, është një nga detyrimet më pak të justifikuara të bashkisë, nisur kjo nga fakti që pastërtia në kryeqytet është një nga problemet më të mëdha të banorëve.

Duke folur vetëm për periudhën 2008-2009, taksa e pastrimit është rritur përkatësisht me 25 % për familjet e vogla, 30% për bizneset e vogla, 30% për bizneset e mesme e duke shkuar deri në 60% rritje për grupin e zanatçinjve. (tabele) përkatësisht për pastrimin e territorit familjareve u duhet të paguajnë 4500 lekë çdo vit, për të vazhduar me bizneset e vogla të cilat paguajnë një shumë që varion nga 12 deri në 65 mijë lek.

23-36 mijë lek për bizneset e vogla dhe 8 mijë lek për zanatçinjtë.

Banorët dhe bizneset e paguajnë rregullisht këtë taksë, por në të njëjtën kohë janë po kaq të përpiktë për të bërë vetë edhe pastrimet e rrugicave pranë banesave apo ambjenteve ku ushtrojnë aktivitetin pasi bashkia duket se ka harruar për çfarë e vjel këtë detyrim.

Për të kaluar tani te taksa e gjelbërimit, pagesa e të cilës sipas bashkisë së Tiranes nuk do të thotë gjelbërim, parqe apo lulishte, por blloqe betoni e kantiere ndërtimi.

Ky detyrim ka pësuar një rritje prej 50-250% vetëm për vitin 2009.

Duke e shqyrtuar sipas zërave, taksa e gjelbërimit është rritur me 66% për familjarët, 140-250% për bizneset e vogla të mesme dhe të mëdha.

Ndërsa ka variuar nga 140-200% rritja e detyrimit për gjelbërimin për bizneset e shërbimit.

Këto 2 detyrimet që i paguhen bashkime, kanë qenë edhe më të kontestuarat si nga bizneset ashtu edhe nga vete qytetarët .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›