E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji jep sot vendimin për këshillin bashkiak

TIRANE- Vendimi për ankimimin e Partise Demokratike per Keshillin bashkiak do te jepet sot, ku relatore e çeshtjes eshte gjyqtarja Meriban Mullai.

Anëtare te trupes jane Astrit Kalaja, Petraq Dhimitri, Tom Ndreca dhe Entela Prifti.

Ankimimi i PD u be pa u mbushur 24 orë nga mbledhja e KQZ-së, ku nuk u arrit kuorumi për miratimin e vendimit.
Argumentet
Në ankimin e Partisë Demokratike kërkohet nga ana e Kolegjit që të ndajë mandatet për Këshillin Bashkiak të Tiranës mbi bazën e tabelave të grupeve të numërimit për secilën qendër votimi. Sipas PD-së, në mbledhjen e fundit të KQZ-së, asnjë prej partive nuk ka kundërshtuar numrin e mandateve që ka marrë secili koalicion apo çdo forcë politike. Nga ana e saj, Partia Socialiste u shpreh kundër vendimit që kishte propozuar KQZ-ja për dy arsye: e para sepse numri i votuesve dilte më i madh se numri i votave që ishin në kuti dhe e dyta sepse Komisioni nuk kishte përgatitur ndarjen e votave për çdo qendër votimi, siç kishte bërë në rastin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Nga ana e saj, shumica e KQZ-së argumentoi se tabela e rezultatit, e cila ishte miratuar një javë më parë, nuk u ankimua në Kolegj dhe duke e marrë atë të ligjshme, u përllogarit ndarja e mandateve. Sipas Kodit Zgjedhor, gjatë ditës së sotme pritet të hidhet shorti për trupën e gjyqtarëve që do të shqyrtojë këtë kërkesë ankimore, si dhe do të përcaktohet data kur palët do të paraqiten në Gjykatë. Ndarja e mandateve të Këshillit Bashkiak ka një lidhje të drejtpërdrejtë me ceremoninë e betimit që do të bëjë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Sipas ligjit Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, kryetari i Bashkisë bën betimin 20 ditë pas shpalljes së rezultatit përpara Këshillit Bashkiak. Nëse ndarja e mandateve për Këshillin do të bëhet brenda 28 korrikut, Basha do të dalë përpara 55 këshilltarëve për tu betuar. Në të kundërt ai do të betohet përpara prefektit të Tiranës.

Këshilli Bashkiak

Aleanca për Qytetarin 28 mandate
PD 19 mandate
LSI 5 mandate
PDIU 2 mandate
PR 1 mandat
PLL 1 mandat

Aleanca për të Ardhmen 27 mandate
PS 25 mandate
PDS 1 mandat
PSV 91 1 mandat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›