Kolegji nis shqyrtimin e votimeve ne Tirane
25/05/2011 Kandidati demokrat komenton vendimin për Tiranën
Basha: Do të pres certifikimin e të gjithë rezultatit
Oli Xhilaga
“Rezultati i shpallur mbrëmë tregoi se 81 bashkëqytetarë më shumë votuan për mua.
Por unë do të pres deri në përfundimin e plotë të procesit”. Ky ishte qëndrimi i ardhur dje nga kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. Kështu, pas shpalljes së rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku Basha rezultoi fitues i kësaj gare, ky i fundit komentoi jo vetëm vendimmarrjen në këtë institucion, por dhe qëndrimin e mëtejshëm të tij përballë postit të kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës. “Procesi duhet të vazhdojë në përputhje me ligjin dhe me besim të plotë tek institucionet. Dhe pasi të jenë shqyrtuar të gjitha kërkesat nga të gjitha palët, do të kryhet certifikimi përfundimtar i rezultatit. Më pas, ne të gjithë duhet të bashkohemi për ta çuar Tiranën përpara, shumë përpara, ashtu siç ajo e meriton”, vuri në dukje Basha. Njëkohësisht, në deklaratën përpara mediave, kandidati demokrat nuk harroi të ndalet pikërisht tek thelbi i vërtetë i kësaj gare. “Siç gjithkush e di, guri themeltar i demokracisë qëndron në faktin se nuk vendos as unë, as z. Rama se kush fitoi apo humbi, sepse e përsëris, ju jeni të parët dhe e gjithë kjo varet nga ju.
Kjo ishte një garë shumë e ngushtë dhe një garë e ngushtë të përball pashmangshmërisht me sfida, por sfidat në vetvete sjellin mundësi të reja. Interesi madhor i këtyre zgjedhjeve është më i madh se çështja kush fiton apo humbet”, vlerësoi Basha lidhur me një çështje të tillë. Gjithashtu, nisur nga pesha emocionale që përmban përfundimi i këtij procesi zgjedhor, Basha bëri thirrje që “në këtë moment emocionesh të forta të të dyja palëve, më lejoni t’u ftoj për një refleksion të qetë, për sa më shumë qetësi dhe respekt ndaj institucioneve, sepse kjo është më e mira që mund të bëjmë të gjithë bashkë për qytetin tonë, për Tiranën. Sot jemi plot besim për triumfin e procesit demokratik, triumfin e numërimit të çdo vote dhe dëgjimit të zërit të çdo qytetari”. Po kështu, kandidati i mazhorancës vlerësoi dhe mënyrën se si u perceptua dhe u veprua jo vetëm procesi zgjedhor, por dhe ai paszgjedhor. “Qytetarët gjithashtu e kanë vlerësuar respektin institucional që ne kemi dëshmuar dhe mënyrën se si reaguam gjatë gjithë procesit paszgjedhor. Unë besoj se ne ndryshuam mënyrën se si funksionon politika, ndryshuam perceptimin e asaj se çfarë do të thotë të jesh zyrtar i zgjedhur. E gjithë kjo u arrit duke ju ndier, duke ju vendosur, siç e meritoni: ju të parët. Për ne, mbi të gjitha qëndronte detyrimi i të numëruarit të çdo vote, edhe të votave kundër nesh, në mënyrë që çdo zë të dëgjohej”, deklaroi Basha gjatë këtij komunikimi me mediat.
Respektimi i votës
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar si Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për Tiranën, mori vendimin përfundimtar për të garantuar që çdo votë është numëruar dhe zëri i çdo qytetari është dëgjuar. Gjatë gjithë këtij procesi u mbrojt me rigorozitet integriteti i votës, dhe çdo kuti ku ndodheshin këto vota dhe që kishin vulat dhe kodet unike u hapën, votat u vlerësuan, dhe numërimi i tyre u krye drejtpërsëdrejti në televizion para syve tuaj.
Mbi 250 mijë qytetarë votuan në këto zgjedhje, më shumë se ndonjëherë më parë në historinë e Tiranës. Është një e drejtë themelore, e mishëruar në Kushtetutën tonë, në Kushtetutën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, është një e drejtë universale e gjithë njerëzve të lirë, që çdo votë të numërohet. Çdo votë është numëruar, dhe zëri i çdo qytetari ka pasur shansin të dëgjohet. Kjo është një fitore e vërtetë, fitore e demokracisë. Kjo ishte një garë shumë e ngushtë, që të përball pashmangshmërisht me sfida, por sfidat në vetvete sjellin mundësi të reja. Interesi madhor i këtyre zgjedhjeve është më i madh se çështja kush fiton apo humbet.”
Mesazhi për qytetarët
“Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që votuan në këto zgjedhje. Ju i dhatë zërin tuaj këtij procesi. Dhe ju keni folur qartë. Në vend të betejave politike ju doni zgjidhje. Kjo ishte një garë e ngushtë, por sidoqoftë këto janë zgjedhje me të cilat Tirana mund të ndihet vërtet krenare. I gjithë procesi i votimit dhe numërimit në këto zgjedhje ishte i drejtë, transparent dhe i saktë. Është më e lehtë për demokracinë të funksionojë kur kemi rezultate zgjedhore të thella, por demokracia vihet në provë kur gara është e ngushtë. Ne nënshtruam emocionet tona dhe pritëm qetësisht që çdo votë të numërohej dhe zëri i çdo qytetari të dëgjohej. Qytetarët janë të entuziazmuar për të ardhmen e qytetit tonë, për një politikë të një lloji të ri dhe një qeverisje vendore të një lloji tjetër. Qytetarët gjithashtu e kanë vlerësuar respektin institucional që ne kemi dëshmuar dhe mënyrën se si reaguam gjatë gjithë procesit paszgjedhor. Unë besoj se ne ndryshuam mënyrën se si funksionon politika, ndryshuam perceptimin e asaj se çfarë do të thotë të jesh zyrtar i zgjedhur. E gjithë kjo u arrit duke ju ndier, duke ju vendosur, siç e meritoni: ju të parët.”