Aleksandër Arvizu takon Edi Ramën në ambientet e PS
25/05/2011 Pas thirrjeve për protesta, në rast se humb bashkinë
Menjëherë pas reagimit të ashpër që Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, bëri dje, kur tha se nëse Bashkia e Tiranës nuk i jepej atij nga ana e Kolegjit, do u rikthehej protestave, është shfaqur në ambientet e Partisë Socialiste, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. Ashtu siç ka ndodhur gjithmonë pas takimeve më Ramën, edhe këtë herë Arvizu, pas takimit, që zgjati rreth një orë, sërish nuk preferoi të bënte deklarata për mediat. Heshtja shoqëroi dhe selinë e PS-së, e cila nuk dha asnjë njoftim në lidhje me këtë vizitë. Nuk dihet se çfarë i ka thënë ambasadori i vendit më të fuqishëm në botë Ramës, por një gjë është e sigurt: që sa herë kreu i PS kërcënon me protesta ose destabilitet, është ambasadori Arvizu që shfaqet në zyrat e PS. Një situatë e tillë ndodhi dhe pas 21 janarit, kur Rama paralajmëronte se do të vazhdonte sërish atë çka kishte ndodhur në këtë datë. Ambasadori Arvizu e takoi kreun e PS në ambientet e Bashkisë së Tiranës, dhe një javë më pas protesta e PS rezultoi paqësore. Edhe përgjatë ditëve të numërimit të votave, zoti Arvizu ka qenë shumë aktiv, sidomos kur bëhet fjalë për deklarata të cilat mund të ngrenë tensionet politike. Kujtojmë këtu sugjerimin që i dha Ramës që ta bëjë Erion Braçen, deputetin e tij, të ulë tonet dhe të pushojë pas thirrje që ky i fundit bëri për destabilitet. Edhe përgjatë kohës kur KQZ numëronte votat e hedhura aksidentalisht në kuti, sërish ambasadori Arvizu ka qenë aktiv në takime, qoftë me kreun e PS, qoftë me kreun e KQZ dhe anëtarët e saj. Gjithsesi, jo pak herë prania e Arvizut është parë si një faktor qetësie dhe stabiliteti, sa herë janë nxehur gjakrat në politikën shqiptare.