Volfart: Ende nuk ka rezultat final, s’ka arsye për eksitime
25/05/2011 OSBE bën apel për të pritur qetësisht vendimin e Kolegjit Zgjedhor
“Duhet të jemi të durueshëm dhe të presim rezultatin final”
Nuk ka arsye për ekstime, pasi është një garë lokale dhe asgjë më shumë. Kështu u shpreh dje Shefi i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart, i pyetur në lidhje me situatën më të fundit në vend. Ambasadori i OSBE-së, Volfart komentoi edhe vendimin e së hënës të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili njohu fitoren e kandidatit të koalicionit “Aleanca për qytetarin” Lulzim Basha. Pavarësisht asaj që vendosi KQZ-ja, për ambasadorin Volfart gara nuk ka përfunduar akoma, pasi siç tha ai ende nuk kemi një rezultat përfundimtar për Tiranën. Dhe deri sa të shpallet rezultati shtoi më tej Volfart, duhet të tregohemi të duruar. “Nuk ka ende një rezultat përfundimtar, kështu që duhet të presim. Mendoj se duhet të jemi të durueshëm dhe nga ana tjetër të shohim se si do të zhvillohet situata politika në vend. Pra, të jemi të durueshëm dhe të presim rezultatin final. Jeta vazhdon. Para së gjithash, është një garë për Kreun e Bashkisë, jo më shumë, nuk ka arsye për eksitime. Qetësohuni dhe prisni përfundimin e procesit ligjor”, u shpreh kreu i OSBE-së në Tiranë, Volfart. Gjithashtu, edhe kreu i diplomacisë amerikane në vendin tonë, ambasadori Aleksandër Arvizu në një dalje të tij publike bëri thirrje për qetësi dhe durim deri në përmbylljen përfundimtare të procesit. “I bëj thirrje përfaqësuesve politikë dhe simpatizantëve të tyre, se procesi zgjedhor për Tiranën ende nuk ka përfunduar, pasi mungon fjala e Kolegjit Zgjedhor. Vendimi i Kolegjit nuk duhet të kontestohet nga askush dhe vetëm atëherë mund të themi që procesi zgjedhor i 8 majit ka përfunduar”, – u shpreh ambasadori Arvizu. Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sa i përket procesit zgjedhor në Shqipëri gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar takime me të gjithë krerët më të lartë të vendit, në mënyrë që të përmbyllet sa më shpejt ky proces, i cili po zgjat prej më shumë se 15 ditësh, si dhe ka shënuar rritje të toneve politike.