E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji pushon çështjen për KZAZ 49

Kolegji Zgjedhor pushon kërkesën e Partisë Socialiste për vonesën e shpalljes së rezultatit të njësisë numër 5 në Tiranë. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor erdhi pas ankimimit të PS-së, e cila pretendon se tabela e rezultateve të njësisë 5 nuk u publikua në afatet e duhura.
 

Trupi gjykues i përbërë nga relatori Petraq Dhimitri dhe nga gjyqtarët Dhurata Haveri, Entela Prifti, Marie Qirjazi dhe Sashenka Jonuzi kanë vendosur që të rrëzojnë kërkesën e PS-së për mosshpalljen në kohë të rezultatit në KZAZ- 49, në kryeqytet.
 

Kërkesa u bë një javë më parë kur KQZ nuk futi në rend dite një projekvendim të paraqitur nga socialistët për këtë çështje.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri menjëherë pas vendimit të Kolegjit për KZAZ 49 në një prononcim për gazetarët bëri me dije se gjykimi në themel nuk ka përfunduar, ndërkohë që i ka bërë thirrje Kolegjit që të ngrihet mbi influencat partiake në mënyrë që të japë një vendim të drejtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›