Kolegji rrëzon ankesën e parë të PS-së për Tiranën

Sipas vendimit, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Njësinë 5 në Tiranë, që i përket KZAZ-së numër 49 në kryeqytet.
Në një dalje publike pas vendimit, përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, u shpreh se Kolegji Zgjedhor kishte sot një mundësi për të marrë një vendim të drejtë, por shtoi se çështja nuk ka përfunduar ende me themel. "Kolegji Zgjedhor ishte në pozicionin që edhe sot mund të jepte një vendim të drejtë, sepse argumentat tona ishin të qarta dhe nuk pati asnjë argument tjetër kundër. Kolegji nuk u investua në themelin e problemit", u shpreh Gjiknuri.
Deri më tani, duket se Kolegji ka lënë në fuqi vendimet e marra në KQZ. Ndërkohë për Bashkinë e Tiranës pritet edhe një vendim i ditës së premte ku do të mësohet përfundimisht se kush do të jetë kryetari i ri i bashkisë më të madhe në vend. Në bazë të rezultatit aktual të shpallur nga KQZ-ja, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha është në avantazh me 81 vota kundrejt atij të “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.
Procesi i numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara u shoqërua me debate të ashpra, pasi opozita i konsideroi ato të pavlefshme dhe kërkoi që të lihej në fuqi rezultati paraprak që nxirrte fitues Ramën me 10 vota.
Gjatë ditës së nesërme pritet të jepet vendimi i dytë për ankimin e Partisë Socialiste, e cila kërkon shpalljen e pavlefshme të procedurës dhe vendimin e KQZ-së, datë 18 maj 2011, kur u vendos për numërimin e fletëvotimeve të hedhura në kutitë e gabuara. Shqyrtimi i kërkesës së dytë do të bëhet nga gjyqtarët, Astrit Kalaja, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj dhe Entela Prifti, ndërsa relatore Sashenka Jonuzi.
/Saimir Lleshi/Start/
2011-05-26 15:43