Turizmi ne Vlore uniformat blu gati per te kontrolluar sezonin
Në kuadër të sezonit turistik drejtoria e policisë së qarkut të Vlorës ka ndërmarrë masa për fillimin e sezonit turistik.
Kjo konfirmohet nga ana e drejtorit të bluve për qarkun e Vlorës, Ylli Metko, i cili në një intervistë për “ABC News”, ka konfirmuar se në periudhën në vijim do të shtohet numri i patrullave dhe efektivëve në dispozicion do të rritet.
Gjithashtu, duke iu referuar sezonit, për zhurmat dhe akustikën, Metko ka sqaruar se është në fuqi i njëjti ligj si një vit më parë, ku diskot dhe klubet me muzikë të lartë do të mbyllen brenda orës 01.00 të mëngjesit.
Duke iu referuar njërës prej sfidave të mëdha të bluve të Vlorës, fushatën antikanabis, kreu i policisë së qarkut ka sqaruar se deri tani është punuar me sensibilizimin në zonat problematike, ndërsa në periudhën në vijim do të nisë kontrolli në terren, ku priten të evidentohen raste konkrete të cilat më tej do të penalizohen.
Policisë së Vlorës do t’i duhet të përballet me hajdutët apo grabitësit, pasi shifrat tregojnë se vitin e kaluar dhe muajt e këtij vitit, kjo vepër penale është rritur dhe është bërë më agresive.