Partneriteti Nderkufitar mbahet konference ne Hotel Skampa ne Elbasan
Bashkëpunimi ndërkufitar mes komunës së Tetovës, Gostivarit dhe Bashkisë Elbasan në fushën sociale dhe të turizmit ishte në fokusin e një konferencë të organizuar mesditën e se mërkurës në ambientet e Hotel "Skampa" në Elbasan.
Konferenca me temë "Njerëzit për njerëzit", kishte si qëllim ngritjen e një partneriteti të institucionalizuar ndërkufitar Shqipëri-Maqedoni.
Projekti në fjalë, i financuar nga Komisioni Europian, dhe i fituar nga shoqata "Tjetër Vision", në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar IPA (Instrumenti për Asistencën e Para-aderimit), ka si qëllim partneritetin mes komunave, njësive vendore dhe Universiteteve në tre bashkitë e sipërpërmendura, kryesisht në fushën e turizmit dhe atë sociale.
Ndërsa përfaqësuesi i Komunës së Tetovës, Albert Qazimi, i cili është edhe koordinator i këtij projekti, theksoi se "ky projekt bashkëpunimi mes Bashkisë së Elbasanit dhe Komunës së Tetovës dhe Gostivarit ka si qëllim implementimin e aktiviteteve të ndryshme, kryesisht në fushën e turizmit mes tre bashkive.
Gjithashtu, projekti ka si qëllim afrimin e institucioneve në bashkëpunim me OJQ, gjë që do të ndikojë në shtrirjen e këtij projekti në fusha të ndryshme, kryesisht në turizëm.
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit të Elbasanit, Vilson Kuri, tha se "është shumë e rëndësishme që shqiptarët të marrin pjesë në europianizimin e tyre nëpërmjet projekteve të tilla", ndërsa e ka cilësuar shumë me vlerë projektin, i cili, sipas tij, "çon në përgatitjen e studentëve, të cilët janë pjesë e ardhmërisë së këtyre projekteve".