Berisha: Ekonomia shqiptare mbetet e stabilizuar
Kryeministri Berisha ka ripërsëritur sot se ekonomia shqiptare është e stabilizuar ndërsa u shpreh entuziast për një rritje të ekonomisë gjatë muajve të ardhshëm.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha e vuri theksin në sektorin e ndërtimit ka pësuar rritje ndërsa shtoi se ky është një ogur i mirë për ekonominë.
“Në projektin Shqipëria vend i zhvilluar promotori i këtij projekti është dhe mbetet ndërtimi. Edhe pas përfundimit të projektit të shekullit siç ishte rruga e kombit në të cilën lëviziën 100 milionë metër kubë dhera dhe shkëmbinj, ndërtimi pësoi një rënie por tani ka rimarrë veten fuqishëm. Shqipëria ndërtohet në të katër anët e saj,ndërtimi diktohet edhe nga tregu. Tregu është i shkëlqyer, ajo që e mundon tregun, aspak mungesa e parave, por babëzia. Sepse më duhet të them se ka ndërtues që kërkojnë ti shesin qytetarëve të këtij vendi me çmime, (në periferi po flas jo për qendrën), është ekzakt 40-50% më i kushtueshëm se në periferinë e Berlinit” theksoi Berisha.