Kolegji shqyrton sot padinë e PS-së ndaj KQZ
TIRANË- Socialistët kanë bërë dje një lëvizje taktike në Kolegjin Zgjedhor, duke u tërhequr nga padia për pavlefshmërinë e 284 qendrave të votimit në Tiranë. Por sot pritet që PS-ja të presë një tjetër vendim nga Kolegji Zgjedhor. PS i ka kërkuar në një padi të fundit që Kolegji të urdhërojë KQZ-në të shqyrtojë kërkesën ankimore për pavlefshmëri.
Kolegji Zgjedhor vendosi të mblidhet përsëri sot për të shqyrtuar padinë e Partisë Socialiste të datës 2 korrik. Në këtë padi Partia Socialiste i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të marrë në shqyrtim kërkesën e PS-së për shpalljen të pavlefshëm të vendimit që shpalli fitues me 92 vota Lulzim Bashën dhe të hedhë poshtë rezultatin e zgjedhjeve vendore në Tiranë.
Relatore e çështjes në shqyrtimin e datës 7 korrik do të jetë gjyqtarja Sashenka Jonuzi.
(m.a/BalkanWeb)