Çerdhet pa detergjent, Bashkia: S’kemi fonde
TIRANE- Kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit prej muajsh kanë probleme me detergjentet. Kjo për faktin se pushteti vendor, që e ka për detyrë që t'i furnizoi nuk kanë fonde të mjaftueshme
që t'i blejnë. Pasi Tirana prej dy vitesh nuk ka një buxhet të miratuar.
Furnizimi me detergjente, fshesa, kova, sapunë, letër higjienike është një detyrim ligjor i njësive bashkiake. Minibashkitë duhet të mbulojnë nevojat e kopshteve, çerdheve por edhe të shkollave që kanë në territorin e tyre administrativ me këto elementë.
Stina e verës kërkon një higjienë më të lartë në godinat arsimore për shkak se temperaturat favorizojnë më tepër infeksionet, sidomos te fëmijët, të cilët kanë imunitet më të ulët. Edhe pse drejtuesit e kopshteve dhe të çerdheve janë munduar t'i blejnë vetë, ilaçet, sapunët dhe elementet e tjera nuk arrijnë dot t'i mbulojnë të gjitha nevojat që kanë.
"Ky problem ka më shumë se tre muaj që ka nisur. Dhe nuk po bëhet më furnizimi me detergjent, jo vetëm në kopshtin tanë por edhe në kopshtet e tjera dhe në çerdhe pasi nuk kanë fonde. Ne jemi munduar që gjërat më kryesore t'i blejmë vetë, por nuk ia dalim dot. Normalisht që kjo gjë mund të sjell probleme dhe në shëndetin e fëmijëve sepse ambientet nuk arrijnë të mbahen dot në kushte të higjienizuara nëse nuk ke elementet e domosdoshëm"-tregojnë drejtues të kopshteve.
Prindërit që çojnë fëmijët në kopshtet dhe çerdhet publike janë shprehur se çdo muaj ata dorëzojnë në këto institucione një pako letër higjienike, katër pako kartpeceta dhe një sapunë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)