E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria dhe Libia, vatra lufte- vazhdojnë përplasjet e armatosura mes rebelëve dhe forcave ushtarake

06-07-2011 / Gazeta 55

Të paktën 22 civilë u vranë nga të shtënat me armë të forcave të sigurisë në Hama, qytet në veri të Sirisë i rrethuar prej disa ditësh nga ushtria. Këtë njoftim bëri sot kreu i Organizatës Kombëtare për të Drejtat e Njeriut, Amar Qorabi.


“Të paktën 22 persona janë vrarë në Hama dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë”- theksoi Qorabi në një deklaratë për mediat.


Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare të plagosurit janë dërguar në dy spitalet e qytetit Hama.


“Amnesty International”, në një raport denoncon dhunën në Siri

“Amnesty International”, në një raport ka denoncuar dhunën në Siri.
Për organizatën e të drejtave të njeriut, shtypja me forcë e protestave pro-demokracisë përben krim kundër njerëzimit.
Damasku zyrtar nuk i është përgjigjur ende raportit.
Ai thjesht pretendon se shumë nga të vrarët nuk kanë qenë viktima të ushtrisë, por të bandave të armatosura kriminale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›