Parlamenti shqiptar pritet te miratoje ndryshimet ne buxhet

Ne Shqiperi parlamenti pritet te miratoje sot ne parim ndryshimet ne buxhet per gjysmen e mbetur te vitit. Per te dyten here radhazi qeveria shqiptare detyrohet te shkurtoje shpenzimet per shkak te mos realizimit te te ardhurave te parashikuara. Sipas projektit shpenzimet do te shkurtohen me afer 180 milion dollare nderkohe qe do te kete megjithate nje rritje te pagave dhe pensioneve. Qeveria ka premtuar se ajo do te ruaje nivelin e borxhit dhe do te mbaje deficitin ne nivelet e 3.5 per qind.
Kriza ekonomike globale qe vazhdon te ndjehet ne vendet e eurozones por dhe ne vendet e rajonit kane dhene ndikimet e tyre edhe ne ekonomine shqiptare duke cuar ne nje ulje te ritmit te rritjes se saj kjo eshte nder te tjera arsyeja se perse sipas ministrit te Financave Ridvan Bode qeveria detyrohet te nderhyje per te bere shkurtime ne buxhet. Zoti Bode pranoi dy dite me pare se parashikimet e fillimvitit kishin qene optimiste. Gje e cila sipas Fondit Monetar Nderkombetar duhet te evitohet ne te ardhmen pasi eshte me pasoja per investimet dhe besimin e investitoreve. Sipas Fondit monetar eshte me e udhes qe parashikimet te jene realiste dhe nese ato tejkalohen eshte me e lehte nje rishperndarje e fondeve shtese.
Gjate kater muajve te pare te vitit te ardhurat ne vend shenuan nje ulje me mbi 73 milion dollare ndersa shpenzimet u rriten me 9.6 perqind krahasuar me nje vit me pare. Ne total qeveria ka parashikuar nje tkurrje te shpenzimeve me afer 183 milion dollare dhe prekin te gjitha institucionet. Ministri Bode deklaroi dy dite me pare se shkurtimet do te prekin kryesisht fondet operative dhe jo aq investimet. Ndersa pak jave me pare ne nje interviste televizive pat deklaruar se ne gjysmen e dyte te viti nuk do te ket investime te reja dhe se do te financoheshin objektet e nisura dhe ato per te cilat ishin zhvilluar tenderat dhe firmosur kontratat. Gati gjysma e shkrutimeve do te preke ne fakt investimet. Edhe ne tabelen e pergatitur nga Ministria e Financave institucionet qe do te kene tkurrjen me te madhe te fondeve do te jene ministria e Puneve publike me mbi 28 milion dollare me pas ajo e Arsimit me mbi 20 milion dollare dhe ministria e Mbrojtjes me mbi 17 milion dollare. Per shkak te veshtiresive ne buxhet ministria e mbrojtjes u detyrua qe te shtyje per nje vit zbatimin e kontrates per blerjen e 5 helikoptereve per te cilet do te shpenzohen 78 milion euro.
Qeveria ka parashikuar nderkohe serish nje rritje te rrogave dhe pensioneve ndonese do te jene ne nivelin e tyre me te ulet krahasuar me vitet e tjera. Afer 4 per qind pagat dhe pensionet ne qytet pra thuajse sa niveli i inflacionit aktual dhe 7 perqind per pensionet ne fshat.
Megjithate autoritetet shqiptare perkundrejt shqetesimeve te medha te ngritura nga opozita per nje keqadministrim te financave te shtetit sipas saj shprehen serish optimiste per gjendjen e ekonomise se vendit. Sipas parashikimeve te qeverise rritja ekonomike per 2011 do te jete 5 perqind 05 pike me pak se parashikimi fillestar. Ndersa sipas Fondit monetar rritja do te jete ne 2.7 perqind edhe ky nje parashikim i ripare ne zbritje nga 3.5 qe mendohej ne fillim te vitit.
Ne tre muajt e pare ekonomia shqiptare sipas Instat u rrit me 3.4 perqind. Lajmi i mire ishte se pas afer 16 muajsh sektori i ndertimit doli nga recesioni duke shenuar me se fundi nje rritje pozitive. Sektoret me rritjen me te larte ishin ato te Transporteve Industrise dhe Tregtise.