Manjani: Basha kryebashkiak me 22 mijë votat e LSI, na zhgënjeu që s’dha dorëheqjen
TIRANË- Nën/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani i ftuar në rubrikën “Opinion” në TVNews24 në një bashkëbisedim me gazetaren Ola Bruko lëshoi akuza të forta ndaj kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, njëherësh kreu i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike.
Manjani shprehu zhgënjimin për zgjedhjen e Bashës në krye të PD, me argumentin se ai duhet që më parë të jepte dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës, të cilën e fitojë edhe falë 21 mijë votave të LSI. Manjani shkoi dhe me tej teksa theksoi se Basha po imiton paraardhësin e tij Edi Rama, i cili në kohën kur ishte kryebashkiak u mor me politik.
“Basha është në krye të Bashkisë dhe me 22 mije vota të LSI. Ja dhamë të mbështesë një projekt politik, që të vendosej njeri që nuk do merrej me politik. Thelbi ishte të shkëputeshim nga modeli Rama që ishte katapultuar në PS dhe nuk kishte kohë të merrej me Bashkinë. Basha na zhgënjeu, pasi u mor me politik, ai ishte në krye të punëve politike të PD. Ai ka të drejtë ta bëjë, por të dorëzonte Bashkinë. Në këtë pikë, që të jemi korrekt ky ka qenë qëllimi, jonë të ç’politizojmë Bashkinë e Tiranës. Basha po imiton Ramën në krye të Bashkisë së Tiranës dhe PD. Është në moralin e tij politik që ai ta bëjë qartë këtë ngjarje. Unë prisja që ai të jepte dorëheqjen si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Problemet që ngrihen për INSTAT ekzistojnë, dhe nuk është INSTAT fajtor për krizën sot dhe shpëtimtari nesër. Se ca lidhja ka kryetari i Bashkisë me INSTAT e di ai. E drejta ishte që të dorëzonte Bashkinë dhe të merrej me PD. Ai ka shumë punë për të ardhur në rrugën e lidershipit, nëse tenton ti lidhë këto dy gjëra, ai e ka gabim se as si kryetar Bashkie nuk ka bërë ndonjë hata apo qamet të madh, dhe jo vetëm për faj të tij”, u shpreh Manjani.
Ndërkohë, duke komentuar zgjedhjet në Partinë Demokratike, Manjani uroi që pakënaqësitë e krijuara më së fundmi me zgjedhjen e kreut të ri të mos ndikojnë në tensionimin e situatës në vend.
MANJANI: ENDE S’JANË DISKUTUAR EMRAT E MINISTRAVE
Teksa kryeministri i zgjedhur Edi Rama bëri publike këtë javë strukturën e qeverisë se re, Manjani konfirmoi se pavarësisht hamendësimeve të mediave, ende nuk kanë nisur diskutimet për emrat që do jenë ministrat e ardhshëm të qeverisë së re. Manjani u tregua i rezervuar në pyetjet nëse do donte të kishte një post ministror.
“Sa më takon mua, jam pjesë e ekipit, kam profesion të caktuar, por politika dhe administrimit mi publik më kanë ndihmuar 18 vitet e fundit ti jap vetes një gamë dhe njohuri të gjera më shume se të qenit jurist. Do ulemi dhe forumet tona do vendosin se kush është angazhimi jonë. Administrimi publik nuk lejohet te ketë preferenca. Nuk janë diskutuar ende emrat për qeverinë e re”, u shpreh Manjani.
“Është një strukturë që është vizion që i takon në mënyrë ekskluzive Ramës si kryeministër, është një vizion i qeverisë që duhet të ndahet sipas sektorëve, nuk ka blasfemi, jo 15, jo 19 ministri, disa sektorë ishin të nevojshëm të ristrukturoheshin. Veçanërisht Ministria e Ekonomisë dhe Punës Publike. Shteti ka nevojë për një vizon dhe planifikim afatgjatë mbi territorin dhe për të vendosur rregulla të qarta kush bën cfarë në këtë vend. Krijimi i Ministrisë së Energjitikës është risi, sepse atë që doktori e ka thënë me fjalë, por që se bëri dot me vepra, sic ishte Shqipëria fuqi energjetike, nuk e bëri me vepra, tani është një risi që do shkojë në faktorit shqiptar në rajon sa i takon tregut të energjisë. Riorganizimi i ministrisë së Transporteve është dicka që ndodh por i është vënë kapelja e duhur në funksionet e duhura, ashtu sic ishte shpërbërja e Ministri së Sportit dhe Arsimit. Barra kryesore e kryeministrit të ri, por ne diskutojmë për gjithçka”, komentoi Manjani strukturën e qeverisë së re.
lajmi vijon............