SHBA nuk do kërkojë dënim me vdekje për Snowden
SHBA - Prokurori i përgjithshëm amerikan, Eric Holder i ka thënë ministrit të drejtësisë së Rusisë, se SHBA-të nuk do të kërkojnë dënimin me vdekje të ish -kontraktuesit të shërbimeve të inteligjencës amerikane, Edward Snowden.
Në një letër që daton nga 23 korriku dhe e bërë publike të premten, Holder gjithashtu ka thënë se Snowden nuk do të torturohet dhe do të ketë të gjitha mbrojtjet e sistemit gjyqësor civil amerikan, nëse ai kthehet në Amerikë.
Snowden ka qenë duke jetuar në aeroportin e Moskës për më shumë se një muaj ndërsa ka kërkuar azil të përkohshëm.
SHBA-të kërkojnë që ai të paraqitet para drejtësisë amerikane me akuzat për spiunazh për shkak se ka publikuar programet e vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara.
Më herët gjatë ditës së premte, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin ka thënë se lideri rus është i përkushtuar që të mos lejojë mosmarrëveshjeje mes Moskës dhe Washingtonit për shkak të Snowden.
Dmitry Peskov ka thënë se Putin nuk është i përfshirë në bisedimet rreth fatit të Snowden.
(er.nu/rel/BalkanWeb)