E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji zgjedhor do të shqyrtojë më 3 qershor ankimimin e PS-së

Kolegji zgjedhor ka vendosur të marrë në shqyrtim më datën 3 qershor ankimimin e Partisë Socialiste për shpalljen të pavleshme të fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara.
 

Në shortin e hedhur gjatë paradites të sotme është vendosur që relator i çështjes të jetë gjyqtari Tom Ndreca ndërsa seanca është vendosur të zhvillohet në orën 10:00 të datës 3 qershor.
 

Ndërkohë Partia Socialiste kërkon shpalljen e pavleshme të procedurës dhe vendimit të KQZ, për numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara.
 

Ndërkohë më herët në Kolegjin zgjedhor Partia Socialiste hoqi dorë nga ankesa e saj e datës 18 maj, në lidhje me rrëzimin e vendimit të KQZ-së për numërimin e fletëve të votimit, duke kërkuar shqyrtimin e ankesës së datës 23 maj, kur doli dhe vendimi i KQZ dhe rezultati.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›