E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji zgjedhor pranon padinë e PS, anulon vendimin e KQZ

Kolegji zgjedhor ka pranuar padinë e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit. Kështu kolegji ka anuluar vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duke anuluar 440 fletët e KZAZ numër 19 në qarkun e Fierit. Vendimi i kolegjit zgjedhor vjen pas apelimit të Partisë Socialiste për vendimin e KQZ-së e cila i shpalli të vlefshme të 440 fletët e votimit në KZAZ-në numër 19 në qarkun e Fierit. Sipas kodit zgjedhor vendimet e Kolegjit zgjedhor janë të formës së prerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›