Zgjedhjet, Ambasadorët e BE-së apel për mbylljen e procesit

Ambasadorët e BE-së të akredituar në Tiranë kanë bërë apel sot për mbylljen e procesit zgjedhor. Në një takim për procesin zgjedhor të 28 qershorit me anëtarët e kolegjit zgjedhor ata duke vlerësuar rolin e kolegjit zgjedhor u shprehën se vlerësimet e Bashkimit Europian do të bëhen në bazë të trajtimit të ankimimeve. Ambasadotët e BE-së duke i vlerësuar zgjedhjet si test të rëndësishëm për Shqipërinë dhe demokracinë u shprehën se zgjedhjet janë një test gadishmërie për integrimin e vendit. Në deklaratën zyrtare të ambasadorëve të BE thuhet gjithashtu se përfaqësuesit diplomatikë nxitin administratën zgjedhore dhe partitë politike të punojnë konstruktivisht për një mbyllje të suksesshme të procesit zgjedhor, drejt formimit të një qeverie legjitime.