E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji zgjedhor pranon padinë e PS

Kolegji zgjedhor pranon ankimin e parë të Partisë Socialiste të Shqipërisë për këto zgjedhje. Në këtë mënyrë Kolegji vendosi anullimin e vendit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve përsa i përket përfshirjes në rezultatin e votimit të 440 votave të qëndrës së votimit 3052 të KZAZ 19 në qarkun e Fierit. Sipas vendimit të kolegjit zgjedhor të 440 votat e shpallura të pavlefshme do të përjashtohen nga tabela përmbledhëse për secilin subjekt zgjedhor.
Akt padia e Partisë Socialiste kundërshtonte vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të përfshirë në tableën përfundimtare edhe votat e komunës Rruzhdie të qarkut të Fierit. Pas një debati të fortë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve palët kanë shpalosur pretendimet e tyre edhe në kolegjin zgjedhor. Me këtë vendim Pirro Lutaj nuk rrezikon më mandatin e tij sikundër edhe Partia Socialiste ka të sigurtë mandatin e 9 të saj në qarkun e Fierit. Diferenca me të cilat z.Lutaj ka marrë mandatin me këtë vendim të kolegjit zgjedhor shkon në mbi 500 vota nga 157 vota që ishte me vendimin e KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›