E Diel, 1 Nëntor 2026

Grori fiton në Strasburg, Gjykata vendos: Gjykimi i padrejtë

Arben Grori fiton gjyqin në Strasburg dhe shteti shqiptar duhet ta dëmshpërblejë me 15 mijë euro. Sipas avoktit të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ardian Kasapi, klienti i tij është dënuar padrejtësisht nga gjykata shqiptare e cila ka konvertuar një vendim të imponuar nga gjykatat italiane. Avokati i Grorit shpjegon të gjithë historinë e fitimit të këtij gjyqi.
Por edhe bashkëvuajtësi i Grorit, njëkohësisht edhe jurist, Sokol Koçiu pohon se si ka nisur procedurat për të dërguar dosjen e shokut të tij në Strasburg. Që nga përpilimi në qeli i dokumenteve e deri sa ato kanë shkuar në gjykatën europiane të të drejtave të njeriut.
Ndërkohë aktualisht Arben Grori qëndron në burgun e Peqinit duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata Italiane me burgim të përjetshëm i cili është konvertuar nga gjykata shqiptare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›