Idrizi Parullat antishqiptare provokim per te marre vota
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet zhvilloi një takim me qindra mbështetës së saj të Njësisë nr. 8 në Tiranë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Duke folur përpara mbështetësve të kësaj partie, kreu i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi kërkoi votën e të gjithë qytetarëve të Tiranës, për të mbështetur një forcë politike që ka në qendër të vëmendjes çështjen kombëtare. Ai kërkoi nga forcat e mëdha që të tregojnë se janë të mëdha dhe të tërheqin njërin nga kandidatët në Himarë, për t’i dhënë fund abuzimit me këtë territor kreshnik të Shqipërisë.
“Pamë përpara dy ditësh se në Rivierën Shqiptare ishin mbushur muret me parulla antishqiptare, që ofendonin rëndë këdo që ka në zemër këtë vend dhe ofendonin rëndë Himarën. Jam i sigurt se kudo në Shqipëri, e veçanërisht në këtë sallë, të gjithë janë ndierë të indinjuar nga ky akt. U drejtohem të gjithë atyre që për të marrë një votë më shumë, bëjnë provokime të tilla, se ne nuk do t’i tolerojmë. Shteti shqiptar nuk duhet të rri duarkryq.” – tha Idrizi.
Ai shtoi se shteti shqiptar nuk duhet të ndalojë vetëm ata që organizojnë protesta paqësore kundër Vasil Bollanos e të lërë të lirë ata që provokojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe kërkoi që prokuroria të ndërhyjë menjëherë dhe të vendosi përpara drejtësisë të gjithë fajtorët.
“Këta rrenegatë që përdorin gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve e kundër himariotëve, nuk mund të lihen të lirë. Ata dëmtojnë imazhin e minoritetit, dëmtojnë imazhin e Greqisë, dëmtojnë imazhin e shqiptarëve, dëmtojnë imazhin e zemrës së Labërisë, të Himarës. Ata nuk kanë lidhje me vëllezërit tanë himarjotë, e aq më pak me Labërinë. Ata po shohin se po vjen dita që do të japin llogari për vjedhjen e pronave që kanë bërë në bregdet, për klimën e urrejtjes që kanë krijuar dhe për keqmenaxhimin e pushtetit vendor. Prandaj, tentojnë që të rivendosen në qendër të vëmendjes, edhe njëherë nëpërmjet provokimit, duke tentuar të grupojnë disa vota urrejtjeje dhe cmire. Përgjigjen më të mirë do ta marrin më 8 Maj.” – tha Idrizi.
Kryetari i PDIU-së bëri një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj forcave të mëdha që të lënë mëritë mes tyre dhe të bashkohen rreth flamurit, duke tërhequr njërin nga kandidatët në garë.
“Më vjen keq që forcat e tjera politike heshtin përpara këtyre provokimeve. Himara sot thërret. Idealet e Petro Markos janë lënë në harresë. Sot, duhet të bashkohemi të gjithë që provokimeve të ulëta të këtij lloji t’i japim fund. Me votën tonë, me votën e himariotëve të vërtetë, me votën e atyre që kanë humbur pronat, që kanë humbur pasurinë, që nuk përfitojnë nga turizmi, sepse kryetari i bashkisë merret me zhgarravitjet e mureve. Partitë e mëdha duhet të tregojnë sot se janë realisht të mëdha. Duhet të tërheqin njërin prej kandidatëve dhe të mbështesin vetëm një kandidat për Himarën. Në emër të flamurit kombëtar. Të flamurit të Gjergj Kastriotit, që edhe sot kujtohet me krenari në Himarën Kreshnike, si çlirimtari i kësaj zone. Flamujt e partive përpara këtij flamuri nuk janë asgjë. Asnjëherë nuk është vonë për të vendosur në vend dinjitetin kombëtar. Ka ardhur çasti që të ulen flamujt e partive dhe të ngrihet lart Flamuri Kombëtar.” – tha Idrizi.
Idrizi shtoi se komuniteti mysliman i Tiranës ka një kërkesë legjitime për një xhami të re dhe se duhet që premtimet për këtë xhami të realizohen.
Presidenti i Nderit i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, z. Tahir Muhedini u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidatët e PDIU-së për anëtar të këshillave bashkiakë dhe të mbështesin kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, z. Arben Tafaj në Njësinë nr. 8.