E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolltugofagët dhe shqiptarët e ndershëm

 

Shqiptaret prej oxhaku, kolltugofaget tane nuk i shohin dot me sy, jo më t’i kene neper zyra. Keta njerez sot rrine kot neper vatan, sa marrin fryme, flene dhe hane një cope buke, pjesa tjeter jep mençurinë e saj neper bote. Kjo ka qene, është dhe do jete strategjia e kolltugofageve shqiptare. Raca e ulet e metonjesve behet zero ose minus pa karrigen, pa pushtetin. Ata në jete nuk dijne të jetojne me nder dhe pune të begate, ose varianti tjeter, pasi kanë vjedhur prej fuqise së karriges, me keto para të zeza, fillojne bizneset për të pastruar parate e qelbura. Tani perseri si parazite të rinj, buçkariten ndaj njerezve të ndershmem, të cilet dine gjithçka, por këtë lloj jete nuk e kanë në gjen o në racen e tyre. Ajo që triumfon mbi të gjitha është e vërteta. Këtë të vertete e di i gjithe populli dhe nga pas ju qep etiketen: ja kodoshi, ja hajduti që na ka vjedhur dhe hiqet si i ndershem. Njeriu i races së ulet, çfare do të beje, vetevetes nuk i fshihet dot. Sepse edhe krimineli me i keq, ka ndjenjën e vetëdënimit, për çka ka bere. I ndershmi s'ka pse të vetedenoje shpirtin dhe mendjen e tij, ndaj edhe jeten e ka me të qete se hajduti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›