E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdoni i votoni, të na shajnë nga familjet!

 

A u kujtohet fillimi i viteve ‘90? Ateherë filloi shthurja e gojes në publik. Këtë shembull të keq e dha ajo parti që duhej të behej shembull i së mires dhe demokracise. Neper podiume degjoheshin sharje me nene, moter dhe farefis. Këtë e benin politikanët tanë dhe gjithe turma naive eksituese e të papuneve dhe shkelesve ordinere së bashku me të ashtuquajturit gjysmë-intelektuale, e dale në mase nga shkollat e sistemit të diktatures. Historia vazhdoi në Kuvendin e Shqiperise, në Kuvendin e Burrave siç e quanin të paret, ODA e Burrave. Në Oden e Burrave sharjet me nene, moter dhe farefis u bene mode dhe gje e zakoneshme: thuajse të gjitheve na u “mesua” veshi. Kur degjoja asokohe, mendoja: do të vije një dite shume shpejt që do të kuptoni se ku shpie sharja me nene dhe moter. Dhe me duket se koha erdhi. Spiunet e rekrutuar të diktatures dhe ish-komunistët u kthyen në anti-komunistë duke share nenat dhe motrat e atyre që sipas tyre nuk ishin si ata! Sot kjo shtrese sociale simbolizohet me Sali Berishen dhe Fatos Nanon. Keta të dy u bene “flamuj” të sharjes së nenes, motres dhe familjes së 'kundërshtarit' politik. Të gjithe jemi deshmitare për keto gjera. Tani çfare kerkojme ne?! Kjo histori ka filluar në 1990! Si mund të ç'behet kjo histori e hordhive barbare?! Hordhite barbare dhe kokat e tyre janë ende në pushtet dhe i kemi zgjedhur vete në shqiptaret (megjithese une personalisht kurre nuk votoja në Shqiperi, kurren e kurres për keta horra dhe hordhi barbare që i vune zjarin çdo tradite të mire të shqiptarit). Kot kerkojme drejtesi. Drejtesia vendosej që në fillesat e para në vitin 1990! Kur në vazhdonim të shkonim si naive pas të marreve ish-komunistë dhe i votonim ata neper fushata të mbushura me sharje nenash dhe motrash, sot pikerisht ne nuk kemi të drejte të kerkojme drejtesi. Ata që votojme na e kanë share nenen dhe motren mbare e prape!

Po të doni, vazhdoni dhe i votoni perseri! Sepse perseri kanë për të na e share publikisht familjen dhe dinjitetin njerezor.

TURP!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›