Koln, premtime të parealizuara

Sulmuesi i Kolnit, Lukas Podolski ka lënë në dyshim të ardhmen e tij në klub duke thënë se premtimet nuk janë realizuar pas ardhjes së tij nga Bayern Munich para dy vite e gjysmë.
Kontrata e reprezentuesit gjerman me Kolnin skadon në fund të sezonit të ardhshëm por spekulohet se 26 vjeçari mund të braktisë skuadrën gjatë verës.
“Më është thënë se ekipi do të ndërtohet rreth meje dhe se do të luftojmë për gjashtë pozitat e para. Më janë bërë shumë premtime para se të vij këtu, e ato nuk janë realizuar” deklaroi Podolski për mediet gjermane.