E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk pendohet për qëndrim

Francesco Totti ka thënë se nuk do të pendohet kurrë për qëndrim në Romë, pavarësisht ofertave të bëra për të në vitet e kaluara nga klube të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin.

33 vjeçari besohet se ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me klubin, e cila do të bëhet e ditur në ditët e ardhshme.

Kurrë nuk do të pendohem për qëndrim në Romë. Kam marrë vendim me zemër. Këto janë vlerat e mia, me to janë lindur dhe me to do të vdes, deklaroi Totti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›