E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel-Sarkozi Asnje vend nuk do te dale nga Eurozona

Asnjë vend nuk do të dalë nga Eurozona. Ka qenë kjo kryefjala e kancelares gjermane, Angela Merkel, në konferencën për shtyp, pas takimit dypalësh me presidentin francez, Sarkozi. Të dy liderët europianë, kanë diskutuar në takimin e Berlinit çështjet më kryesore që kanë përfshirë BE, në këtë fillim viti. Së pari është vendosur që samiti europian i parashikuar për muajin mars për impaktin fiskal, pra paktin për llogaritë publike për përballimin e krizës së euros, të zhvillohet në fund të muajit janar.
“Mbi të gjitha është një lajm i mirë që negociatat e lidhura me paktin fiskal janë duke proceduar mirë. Ekziston probabiliteti se mund të firmoset frenimi i borxhit dhe gjithcka lidhet me të në muajin janar dhe se me të vërtetë do të bëhen progrese me shqyrtimet që do të bëhen. Gjermania dhe Franca kanë kontribuar në mënyrë domethënëse mbi këtë çështjte”, tha Merkel.
Për sa i përket temës shumë të diskutuar të taksës mbi transaksionet financiare, presidenti francez Sarkozi ka deklaruar se Franca dhe Gjermania besojnë në parimin e “Tobin Tax”.
“Nuk po nxitohem për këtë temë. Idea e Francës është ajo e aplikimit të projektit të direktivës mbi një taksë mbi transaksionet financiare. Komisioni Europian e ka marrë në konsdideratë idenë tonë e cila tashmë gjendet në tavolinën e Parlamentit europian dhe të krerëve të shteteve. Besojmë se është normale se ajo që na coi në këtë situatë , pra financa, tashmë duhet të japë një kontribut”, deklaroi Sarkozi.
Sarkozi ka përmendur gjatë konferencës domosdoshmërinë për të bërë të pamundurën për uljen e taksave. Jemi të gatshëm ka shtuar kreu i shtetit francez se në vitin 2012 do të nisim kapitalizimin e fondit të shpëtimit të shteteve, ndërsa Merkel shton se i kemi kërkuar BQE që sistemi operativ i fondit të shpëtimit të shtetit të jetë më i shpejt dhe më efikas.
Përsa i takon situatës në Greqi, Merkel tha se qeveria e Athinës duhet të zbatojë të gjitha angazhimet e ndërmarra. Kancelarja gjermane ka insistuar në idenë se vendet që shkelin rregullat e bilancit në Eurozonë duhet të ndëshkohen ashpërsisht.
“Ristrukturimi i borxhit grek në bazë vullnetare duhet të përshpejtojë dhe sipas parashikimeve tona, paketa e dytë e ndihmës së shpëtimit grek, duke përfshirë edhe ristrukturimin, duhet të realizohet menjëherë, ndryshe nuk do të jetë e mundur pagesa e transhit të radhës për Greqinë. Në duam që Greqia të qëndrojë në Eurozonë”, nënvizoi kancelarja gjermane.
Presidenti francez, Sarkozi, është shprehur se situata në Europë është e vështirë dhe për këtë bisedimet janë duke u përshpejtuar për masat kundër krizës. Sipas tij, çëshjet aktuale më të rëndësishme janë një ndryshim i traktateve të Europës, luftë e përbashkët mbi evazionin fiskal, shtim i vendeve të reja të punës dhe një rritje të kokurrueshmërisë ekonomike të vendeve anëtare.
Forcimi i euros është një objektiv i realizueshëm, por kërkohet një reagim i menjëhershëm, kanë përfunduar fjalën e tyre Merkel e Sarkozi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›