Kolonjë, Prodani dhe Gjonçi pa urë lidhëse, banorët kalojnë mes përroit

Banorët e Prodanit dhe Gjonçit në Bashkinë e Kolonjës, vijojnë të kënë problem themelor urën që i lidh mes tyre këto dy fshatra.
Prej vitesh para tyre ka mbetur vetëm skeleti i një ure të varur, e cila është jashtë funksionit për shkak të amortizimit të saj.
E vetmja rrugë kalimi për banorët e zonës është që ata të ecin në vaun përmes përroit. Kjo e bën të vështirë lëvizjen e banorëve të kësaj zone, veçanërisht kur përroi ka shumë prurje për shkak të rreshjeve të shiut.
Banorët shpresojnë gjithashtu që ky problem t’u zgjidhet sa më parë. Shumica e atyre që jetojnë në këtë zonë janë në moshë të thyer, çka e bën edhe më të vështirë kalimin.
Prej vitesh Bashkia e Kolonjës ka hartuar projektin e urës së re, por fondi nuk është çelur ende.
Ndërsa shpresojnë se problemi i tyre do të zgjidhet sa më parë, banorët e fshatrave Gjonç dhe Prodan vazhdojnë të kalojnë mes përroit.
Gazetar Norel Zaimi
/ rtsh /