Aksidentohet reperi 50 Cent, dëmtime në qafë e shpinë

50 Cent pas aksidentit
Reperi 50 Cent është përfshirë në një aksident të rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Nju Jork. Krijuesi i hiti Candy Shop është dërguar menjëherë në spital, pas përplasje me SUV-in e tij, i cili drejtohej nga dikush tjetër.
50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson është marrë me barrelë dhe është dërguar për në spital ku ka marrë ndihmën e parë, bashkë më shoferin e tij.
Një përfaqësues zyrtar i 50 Cent tha për mediat se tashmë reperi e ka lënë spitalin, ndërsa po kurohet për dëmtime në qafë dhe në shpinë.