E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjysmohet biblioteka e Fierit, lexuesit rrezikojne burgun

Fier- Drejtuesit e bibliotekes publike ne Fier kercenojne me denoncim ne prokurori te gjithe ata lexues qe kane marre libra dhe prej vitesh nuk i kane dorezuar. Ngarkesa e madhe e librave ka bere qe te cahen edhe muret e godines. Inventari i kryer pas 13 vjetesh ka nxjerre nje numer te madh vellimesh te vjedhur ne kete indtitucion. Per momentin ky inventar i nisur ne muajin janar, nuk ka perfunduar dhe kane rezultuar mbi 1 mije libra qe nuk jane kthyer prej lexuesve nder vite. Drejtoresha Alma Gjini, thote per gazeten se nga kontrolli ka rezultuar se shume lexues, pasi kishin hapur kartela prane ketij institucioni, nuk i kane kthyer me. "E kam marre kete detyre qe ne fillim te muajit janar 2008 dhe kerkova qe te kryhet nje inventar i librit, pasi ne dokumentet qe kam marre nuk rezultonte te ishte kryer nje i tille qe prej 13 vitesh dhe gjenjda e librit ka qene kaotike”, thote Gjini. “Pasi kam vene ne dieni drejtorin e Qendres Kulturore, Fran Ukcama, ai me ka pohuar se ata persona qe nuk kane kthyer librat do te denoncohen ne prokurori dhe te ndiqen penalisht, ndersa do te paguajne gjoben sipas voneses”, shprehet Gjini.

Xh. Beharaj

Ngarkesa

Ne biblioteke mesohet se gjenden 170 mije libra, por pesha e tyre ka care edhe muret e godines. Pas vitit 1997, bibilotekes se Fierit iu bashkangjiten edhe librat e bibliotekes se Patosit, duke renduar me tej situaten ne kete objekt. Ne sektorin e femijeve dhe librat shkencore arkiva pothuajse eshte pergjysmuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›