E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjikë, ceremoni përkujtimore për “viktimat e Zvicrës”

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për viktimat e aksidentit në Zvicër, ku humbën jetën 22 fëmijë dhe 6 të rritur nga dy qytete të Belgjikës.

Mbreti belg, Albert, dhe gruaja e tij, kryeministri Elio di Rupo dhe presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, kanë qenë në mesin e pjesëmarrësve. Ngjarja e sotme është zhvilluar në qytetin Lomel të Belgjikës, nga vinin edhe 17 viktimat e aksidentit.

Autobusi me të cilin udhëtonin 52 persona u përplas me një tunel në Zvicër dhe për pasojë vdiqën 28 persona, përfshirë 22 fëmijë. Fëmijët po ktheheshin me autobuz nga një turne dimëror në Zvicër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›