E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitore e rendesishme per kandidatin Mitt Romney ne Illinoi

Ish guvernatori i shtetit Masacusets Mitt Romney arriti dje nje fitore te thelle ne zgjedhjet paraprake te republikane ne shtetin llinoi. Nga zgjedhjet paraprake del kandidati republikan qe do te perballet me Presidentin demokrat Barak Obama. Sic njofton korrespondenti Zerit te Amerikes Kane Farabaugh shqetesimi kryesor per njerezit nga qyteti i lindjes i ish presidentit Ronald Regan nje figure e rendesishme e Partise Republikane ishte ekonomia.

Mitt Romney pati nje fitore vendimtare ndaj rivalit te tij Rick Santorum ne Illinois shteti ku ka jetuar presidenti Barak Obama.

Ne meritojme nje president i cili beson tek ne dhe beson tek Amerika.

Por trashegimia e nje presidenti tjeter sjell kujtime te mira per votuesit republikane ne Illinoi. Ne qytetin Dikson vendlindjen e Ronald Reganit presidentit te 40-te njerezit kane kujtime te mira per te.

Farmacisti Everette Brooks dhe gruaja e tij Carla jane pronare te nje dyqani lulesh ne Dikson. Ai me dashuri kujton vizitat e zotit Regan ne vendlindjen e tij.

Fryma qe solli Ronald Reagani vazhdon te jete e pranishme ne zemrat tona. Duket se ai nuk eshte i pranishem vetem ne zemrat e njerezve ne Uashington.

Ish-senatori amerikan Rick Santorum eshte perpjekur te pasqyroje frymen e Ronald Reganit ne nje fjalim qe beri para mbeshtetesve te tij ne prag te zgjedhjeve.

Mos u beni si ata njerez per te cilet Reagani ka folur te cilet do te duhet tu tregojne femijeve te tyre dhe nipave te tyre se si ishte jeta ne Amerike kur njerezit ishin te lire.

Kjo nuk ishte e mjaftueshme per te fituar voten e zotin Brooks. Ai mbeshteti zotin Romney me shpresen se pervoja e tij ne biznes mund te ndihmoje ne zgjidhjen e disa prej problemeve me te cilat perballet biznesi i tij.

Ne duhet te transportojme artikujt tane. mimi i benzines po na demton shume dhe zoti Obama nuk duket se eshte i interesuar ta zgjidhi kete problem.

Carla Brooks thote se cmimet e larta te karburantit jane vetem nje nga problemet e fundit ekonomike per biznesin e tyre te vogel.

Ndryshimet mund te verehen. Njerezit nuk blejne me lule sic kane bere me pare. Ata jane me te kujdesshem me parate e tyre.

Ann Lewis eshte anetare e bordit ne Shtepine  ku kaloi vitet e femijerise  Ronald Reagani ne Dikson. Ajo thote se niveli i larte i papunesise po ndikon biznesin e zotit Brooks.

Ne fund te dhjetorit kur u publikuan shifrat e fundit ekonomike niveli i papunesise ishte 98  perqind ne Dikson pra ne kemi nevoje per vende pune.

Shume votues ne Illinoi thone se mbeshtesin zotin Romney sepse ai ka pervoje ne krijimin e vendeve te punes dhe mund te ndihmoje ekonomine.

Por pavaresisht se kush do te jete kandidati republikan Carla Brooks eshte e vendosur te votoje per te ne zgjedhjet e pergjithshme te nentorit.

Une dua qe Barack Obama te humbase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›