France Identifikohet dhe rrethohet vrasesi ne shkollen e Tuluzes

Policia ne France thote se personi qe mendohet se vrau tre femijet dhe rabinin ne nje shkolle hebraike ne Tuluze ka ne plan te dorezohet sonte. Nje prokuror francez tha se Mohamed Merah kishte qene per disa kohe ne Pakistan dhe Afganistan dhe se ishte deportuar ne France nga ushtria amerikane. Policia franceze ka ndaluar sot vellain e Merahit me te dashuren dhe ka gjetur ekspozive ne makinen e tij
Policia franceze e identifikoi te dyshuarin si 24 vjecari Mohamed Merah francez me origjine algjeriane. Ministri i Brendshem francez Claude Gueant thote se policia fillimisht shkembeu te shtena me te dyshuarin. Dy police u plagosen lehte. Me vone policia vendosi komunikimin me te dyshuarin.
Qe kur vendosem komunikimin ky individ ka folur shume ai ka thene se eshte muxhahedin dhe anetar i Al Kaides dhe se donte te hakmerrej per femijet palestineze si dhe per ushtrine franceze dhe operacionet e saj jashte vendit. Ne tani jemi ne kontakt me te dhe po themi qe te dorezohet pa humbur kohe. Ka patur edhe disa shkembime zjarri. Po ashtu edhe vellai i te dyshuarit u mor ne pyetje.
Personi i armatosur akuzohet per vrasjen e rabinit dhe tre femijeve te moshes 4 5 dhe 7 vjec ne shkollen hebraike ne Tuluze dhe se me pas u largua me shpjetesi me motocikleten e tij.
Trupat e viktimave u cuan per tu varrosur ne Izrael. Ato i shoqeroi gjate udhetimit Ministri i Jashtem francez Alain Juppe i cili u takua sot ne Jeruzalem me presidentin izraelit Shimon Peres.
Menjehere pas tragjedise Presidenti i Republikes dhe Kryeministri moren masat e nevojshme per te mobilizuar forcat policore dhe te ligjit ne menyre qe keto akte barbare te identifikohen ata te arrestohen dhe ti cohen per gjykates per gjykim. Sipas informacionit qe po marr tani duket se i dyshuari eshte rrethuar nga forcat tona dhe arrestimi i tij eshte ceshtje minutash ose oresh.
Autoritetet franceze dyshojne se personi i armatosur eshte perfshire ne tre sulme te tjera vdekjeprurese perfshire vrajsen e tre pjesetareve te forcave speciale franceze ne dy incidente te vecanta.